LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë një teori të frikshme se përse shikimi i njeriut është kaq i mirë

Shkencëtarët kanë një teori të frikshme se përse shikimi i njeriut është kaq i mirë

Shumica e njerëzve kanë një talent të mahnitshëm, pa e ditur ata fare. Siç duket, njerëzit janë shumë të aftë në zbulimin e gjarpërinjve.

Njerëzit janë aq të mirë në këtë punë, saqë shkencëtarët besojnë se gjarpërinjtë dhe helmi i tyre mund të kenë ndihmuar që njerëzit modern ta kenë shikimin aq të mprehtë sa e kanë, transmeton Telegrafi.


Lynne Isbllet, antropologe, fillimisht e kishte pasur këtë ide pas ballafaqimit me një kobra – ballafaqim i cili do të kishte qenë më i afërt dhe më i rrezikshëm nëse sytë e saj nuk do t’i kishin bërtitur “gjarpër!” trurit aq shpejt.

Qysh nga atëherë, Isbllet dhe shkencëtarët e tjerë kanë kryer shumë studime për të parë nëse kjo teori mund të jetë e vërtetë.

Në studimet që i kanë kryer, gjithmonë ka dalë që gjarpri të jetë më i veçantë në sytë e njerëzve. Prandaj, herën tjetër kur e shihni një gjarpër, mundësitë janë të mëdha se do ta shihni shpejt. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori