LAJMI I FUNDIT:

Përfundon programi IPARD 1, janë shfrytëzuar 18,4 milionë euro

Përfundon programi IPARD 1, janë shfrytëzuar 18,4 milionë euro
Ilustrim

Ka përfunduar shfrytëzimi i mjeteve nga programi IPARD 1. Kanë mbetur të përpunohen edhe kërkesat e fundit dhe gjatë muajit shtator pritet të fillojë publikimi i shpalljeve nga programi IPARD 2, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Realizimi i IPARD 1 ka qenë më i madh në dy vitet e fundit. Deri më tani shfrytëzimi i Fondeve evropiane në praktikë ka mundësuar një përvojë të mirë për bujqit e Maqedonisë se si të aplikojnë më tepër për bashkëfinancim të investimeve të tyre sipas standardeve evropiane.


Kështu, gjatë pesë viteve sa që realisht është zbatuar programi, janë shpallur 12 thirrje publike në të cilët kanë aplikuar më shumë se 3.000 kërkues. Deri më tani janë paguar 7,4 milionë euro, ndërsa deri në fund pritet të paguhen edhe 11 milionë euro për shfrytëzuesit e IPARD.

Në programin IPARD 2 ka lehtësime në kritere dhe rritje të bashkëfinancimit prej 50 në 60 për qind, për përkrahje të prodhimtarisë primare bujqësore dhe mbi 65 për qind për bizneset e vogla në mjediset rurale./Telegrafi/