LAJMI I FUNDIT:

Majlinda e artë, falënderuese për mjekët e Spitalit Amerikan

Majlinda e artë, falënderuese për mjekët e Spitalit Amerikan

Kampionia e botës dhe fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike në Rio Majlinda Kelmendi, sot ka vizituar Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Në vizitë së bashku me Kelmendin ishte edhe xhudistja tjetër Nora Gjakova dhe trajneri i xhudos Driton Kuka.

Këtë vizitë ata e bënë pas kthimit nga Rio dhe për t’i falënderuar ekipin e mjekëve të këtij spitali për trajtimin e xhudisteve.


IMG_4356

Drejtori i këtij spitali, Novrus Çaushaj i ka falënderuar mysafirët duke u premtuar se Spitali Amerikan do të jetë pranë tyre në çdo kohë.

Ai tha se sërish do të bëjnë kontratë me xhudistët por duke uruar që mos të kenë nevojë për trajtim në këtë spital.

Xhudistja Majlinda Kelmendi, i ka falënderuar ekipin e spitalit për bashkëpunimin dhe përkrahjen e tyre.

“Në vitin 2015, çdo ditë kam qenë në spital por e falënderoj ekipin e spitalit për bashkëpunimin dhe përkrahjen, ishalla veç në letër e në praktikë s’ka nevojë”, tha Kelmendi.

IMG_4361

Mjeku që ka trajtuar Majlindën në kohën kur është lënduar, ortopedi Florin Ramadani tha se xhudistja Majlinda Kelmendi ka treguar që nuk është rastësi pë t’u bërë kampione, ani pse ka pasur sugjerime që ajo pas lëndimit të mos garojë.

“Pata nderin dhe kënaqësinë ta operoj Majlindën edhe Norën. Ka pas disa sugjerime dhe kritika që të mos konkurrojë Majlinda, mirëpo kam qenë i bindur se do t’ia dalin. Tashmë Majlinda është me një fazë kur nuk ka më dert, me Norën do të kemi pak punë, mirëpo nuk mendoj se do t’ia ndalojë karrierën e sportit”, tha Ramadani.

IMG_4386

Edhe xhudistja Nora Gjakova falënderoi mjekët e Spitalit Amerikan për trajtimin që i është bërë. Ajo bëri të ditur se shumë shpejt do të ketë një trajtim tjetër dhe është shprehur e lumtur që atë do ta bëjë në Kosovë.

Sipas saj, ka pasur oferta që trajtimin ta bëjë edhe në shtete tjera por Gjakova tha se ka vendosur që të operohet në Spitalin Amerikan.

Ndërkaq trajneri i dy xhudisteve Driton Kuka ka treguar se këtë javë kanë vendosur që t’i vizitojnë të gjitha institucionet që i kanë përkrahur gjatë udhëtimit të tyre për në Brazil.

Ndryshe Spitali Amerikan ka trajtuar pa pagesë xhudistët Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Kalo në kategori