Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e vendit, Hashim Thaçi tha se Kosova ndodhet para disa vendimeve të vështira, por sfidat duhet të tejkalohen. Ai tha se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë vendim i vështirë, por i domosdoshëm dhe punë që duhet të kryhet.
Zëvendëspresidenti Biden tha se Kosova duhet t’i përmbahet zotimeve të bëra në Bruksel dhe këto janë kushte që duhet të përmbushen për t’u integruar në Evropë, ndërkaq potencoi se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Kosovës.
Duke u bazuar në fjalën e Thaçit për demarkacionin, Biden theksoi se është e rëndësishme që Kosova të jetë e përkushtuar në këtë çështje.
“E dimë që është dashur të shtyhen disa reforma, por janë vendimet e zorshme që sjellin fryte. E dimë që dhimbjet e luftës janë ende të freskëta por e vetmja mënyrë për Kosovën është një e ardhme e përbashkët”.
Biden kërkoi që institucionet relevante në vend të merren me luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Largoni zyrtarët e dënuar nga detyrat e shërbimit publik. Korrupsioni është kancer për çdo shoqëri, nëse nuk trajtohet atëherë zhvillimi i vendit nuk do të jetë i mundshëm”, tha Biden.
Biden tha se puna më e zorshme është tash, por duhet tejkaluar sfidat.
Zëvendëspresidenti amerikan foli edhe për kujtimet e tij që e lidhin me Kosovën. Ai tha se duke kaluar korridoreve të Kuvendit pa fotografinë e ish presidentit Rugova.
“Po e shihja fotografinë e Rugovës dhe më kthehet kujtimi për të. Njerëzit në Amerikë më pyesin se pse vij sërish e sërish në Kosovë? Kjo është se sa herë që vij, kthehem më i gjallërishëm dhe me shpresë, se e shoh se dekadat dhe shekujt e armiqësisë mund të tejkalohen. Do të largohem nga ky vend sot pasdite, me një shpresë të rimëkëmbur. Ju po më bëni që të ndjehem si hero”.
Ai tha se kjo vizitë ka domethënie të veçantë për familjen e tij dhe pikërisht për këtë ka marrë me vete edhe nipin dhe mbesën në mënyrë qa shohin Kosovën, ta shijojnë dhe ndjejnë.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, foli edhe për djalin e tij, ku emrin e tij do ta bart një rrugë në Sojevë të Ferizajt.
Biden tha se djali i tij kishte një besim të thellë në Kosovën edhe pse këtu kishte qenë në një kohë të vështirë.
“Nganjëherë është mirë për t’i dëgjuar bijtë e tu….E ka kuptuar sa e rëndësishme do të bëhej Kosova për rajonin”.
“Për shkak të bujarisë suaj do të jem në një ceremoni për emërimin e një rruge të Bondsteel me emrin e djalit tim. Ju falënderoj për këtë respekt për familjen Biden”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Ne e marrim fuqinë nga populli, ndërsa VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e të tjerëve
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë
Bedri Hamza: Mbështetje 80% të pagës për 6 muaj për ata që humbin vendin e punës
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos