Sot zyrtarisht filluan punën tre nga pesë anëtarët e komisionit “ad hoc” për përcjelljen e mediave gjatë fushatës zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në takimin e parë morën pjesë vetëm tre anëtarë edhe atë, Slagjana Dimishkova, Cvetin Çilimanov dhe Lubomir Kostovski, kurse anëtari i katërt Goran Trpenoski ka munguar.
“Sot për herë të parë u takuam dhe u morëm vesh për mënyrën se si do ta zgjedhim të pestin, përkatësisht u morëm vesh për metodologjinë dhe do të jetë me konsensus. Kemi vendosur të jetë me thirrje publike dhe afati i fundit për aplikim është ditën e diel”, u shpreh Sllagjana Dimishkova, anëtare e komisionit “ad hoc”.
Dimishkova siguroi se punën e vlerësimit të mediave, ky trup do ta bëjë në mënyrë objektive, ndërsa vendimet do të merren më unanimet.
Por, kreu i shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, thotë se ky proces do nuk do të ketë besueshmëri.
Kjo për arsye siç thotë ai, sepse politika vendosi gazetarët që ajo parapëlqen, për të vlerësuar punën e gazetarëve.
“Këta gazetarë që kanë marrë këtë rol të turpshëm, që të vlerësojnë punën e gazetarëve koleg, në një mënyrë përfaqësojnë interesa partiake dhe nuk kanë besueshmëri profesionale e as morale, që të vlerësojnë punën e gazetarëve. Parashtrohet pyetja se ata, a janë ekspert partiak gazetar apo përfaqësues të mediave, ose kombinimi 3 në 1”, ka thënë Naser Selmani, kryetar i shoqatës së gazetarëve.
Sipas Selmanit, edhe distancimi i BDI dhe PDSH, për të mos caktuar përfaqësues të vetin në këtë trup, nuk është vendim korrekt./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje