LAJMI I FUNDIT:

Kush e bindi Bytyqin që t’i bashkohet Kosovës?

Kush e bindi Bytyqin që t’i bashkohet Kosovës?

Futbollisti i Manchester Cityt, Sinan Bytyqi, e ka konfirmuar ekskluzivisht për portalin Infokusin se do të luaj për Kosovën.

Ai ka thënë se nuk ka qenë fare problem që të vendosë pasi cdoherë ka pasur dëshirë të luaj për vendlindjen e tij.

“Po do të luaj për Kosovën. Nuk e kam pasur të vështirë të vendosi pasi gjithë kam pasur dëshirë që të luaj për vendin ku kam lindur. Familja ka ajo që më ka ndihmuar të vendosi. Edhe Celina më ka folur fjalë të mira për Përfaqësuesen e Kosovës”, është shprehur Bytyqi, i cili ka luajtur për grupmoshat e reja të Austrisë.


21 vjeçari ka theksuar me tej se të hënën ka pasur takim me përzgjedhësin e Kosovës, Albet Bunjakin me të cilin ka biseduar për projektin e ri të Kosovës.

“Dje jam takuar me Bunjakin në Manchester. Ai ma ka treguar projektin e tij dhe më ka pëlqyer shumë. Ai më ka thënë se ka dëshirë të më ketë në ekip dhe unë kam pranuar që të jem pjesë e projektit të Kosovës”, tha për Infokusi.com, mesfushori i Cityt dhe Kosovës.

Në fund ai ka një mesazh për tifozët e Kosovës: “Do të luaj me zemër dhe do t’i gëzojmë tifozët e shumtë që kemi. E kemi bërë një ekip shumë të mirë dhe besoj në suksese”.

Sinan Bytyqi ka pasur 19 paraqitje për grupmoshat e reja të Austrisë dhe ka shënuar 10 gola, ndërkaq është pjesë e skuadrës angleze, Manchester City.

Bëhet fjalë për një futbollist të talentuar dhe në këtë rast Kosova ka përfituar shumë me të.

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për mos të eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për mos të eskaluar situata

Sport

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League
Kalo në kategori