Pavarësisht se një numër deputetësh nga të dy partitë politike të koalicionit qeveritar në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, kanë shfaqur haptas kundërshtime ndaj formës së tanishme të marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, kjo nuk do të çojë deri te luhatja e stabilitetit të koalicionit qeverisës, vlerësojnë zyrtarët e këtyre dy partive politike në pushtet.
Sipas tyre, koalicioni qeverisës është koalicion programor, që përmban një program qeverisës për të cilin janë pajtuar të dyja palët, përveç ndarjes së pushtetit, sipas detyrave kushtetuese.
Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aktualisht kryetar i komunës së Gjilanit, duke folur për Radion Evropa e Lirë ka përkujtuar se koalicioni qeverisës edhe më parë ka pasur dallime, të cilat janë tejkaluar. Një gjë e tillë, sipas tij, pati ndodhur edhe gjatë zbatimit të marrëveshjes politike për detyrën e presidentit, por edhe të votimit të kryeministrit dhe se situatat e tilla janë përballuar.
“Dhe tash jemi në këtë fazë kur vendimi më i vështirë, që pritet të ndodhë, është me 1 shtator, për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Bazuar në marrëdhëniet e mira me Malin e Zi dhe bazuar në punën e komisionit shtetëror, si dhe debatin dhe të gjithë atë që Kosova tashmë po e përballon si proces të ndjeshëm, besoj shumë që deputetët do të jenë unik dhe si të tillë do të votojnë. Nuk shoh asnjë lëvizje tjetër dhe asnjë pasojë nga ky proces, i cili pritet të ndodhë me 1 shtator”, thotë Haziri.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, aktualisht ministër i Bujqësisë i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se koalicioni qeveritar është mjaft stabil dhe drejtohet nga programi i qeverisë, i cili është miratuar në fillim të mandatit.
“Ne, si koalicion qeverisës, me të gjithë partnerët, së bashku do të punojmë në zbatimin e këtij programi, sepse e kemi edhe mandatin e qytetarëve për ta bërë një gjë të tillë. Mendimet për çështje të caktuara, mund të jenë të ndryshme, por unë besoj që në fund vendimet do të jenë në interesin e shtetit të Kosovës. Por, gjithsesi, koalicioni do të vazhdojë me stabilitetin e plotë që e ka pasur deri më tash, deri në fund të mandatit”, thotë Krasniqi.
Të dy zyrtarët e partive të koalicionit qeverisës vlerësojnë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk do të jetë shkaktare e një plasaritjeje të koalicionit, që do të mund ta çonte vendin eventualisht në zgjedhje të parakohshme.
Haziri thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e angazhuar që të jetë sa më unike dhe si e tillë të merr pjesë drejtpërdrejtë në proces.
“Por, nuk lidhet fati i këtij koalicioni, në asnjë mënyrë, me votimin për procesin e demarkacionit, vetëm sepse është njëri nga vendimet e vështira. Kosova do të përballet edhe me vendime tjera të vështira, por për pasojë do të kenë përfitime qytetarët e saj”.
“Është procesi i liberalizimit të vizave që pritet të rekomandohet nga Parlamenti Evropian, në shtator; është procesi tashmë në themelim e sipër i Gjykatës Speciale; si dhe më i vështiri ka me qenë procesi i demarkacionit me Republikën e Serbisë në të ardhmen. Kështu që e shohim se duhet parë një fotografi më të gjerë për krejt këto zhvillime në Kosovë”, thotë Haziri.
Ndërkaq, Krasniqi thotë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, nuk do të jenë të parakohshme, por të rregullta, në vjeshtën e vitit 2018.
“Absolutisht, ne nuk parashohim në asnjë rrethanë që të ketë zgjedhje të parakohshme, tash për tash, sepse mandati qytetar është i qartë dhe i plotë. Po ashtu koalicioni ka stabilitet dhe ka më shumë se dy të tretat e deputetëve në Kuvendin e Kosovës”, thotë Krasniqi.
Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, ditë më parë, kanë paralajmëruar se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi varet vetëm nga presionet që mund t’iu bëhen disa deputetëve, në të kundërtën qeveria aktualisht nuk i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë proces. (REL)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Akuzat e Haxhiut ndaj Sami Lushtakut, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt i quan shpifje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama