LAJMI I FUNDIT:

Ardian Krasniqi, stilisti kosovar, që pret flokët e femrave me makinë elektrike (Video)

Ardian Krasniqi, stilisti kosovar, që pret flokët e femrave me makinë elektrike (Video)

Për një kohë të gjatë ka qenë berber dhe është kujdesur që klientët e tij, të kenë një stil të bukur flokësh.

I familjarizuar me makinën elektrike që pret flokët, Ardian Krasniqi nga Peja tani pret edhe flokët e femrave me këtë pajisje, transmeton Telegrafi.

Filmimet ku ai shihet duke prerë flokët e gjata, janë parë publikuar nga Insider Beauty, që është një nga mediet më të popullarizuara në fushën e bukurisë dhe kujdesit.


“Ai rrëshqet nëpër flokë me një perfeksion të lartë, ndërsa klientet e tij janë shumë të kënaqura me këto prerje të mprehta” komentohet mënyra unike, të cilët e përdorë Ardiani.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni metodën e veçantë që është shpërndarë dhe po bënë xhiro në rrjete sociale. /Telegrafi/