LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton SuperKupën e Kosovës (Video)

Prishtina fiton SuperKupën e Kosovës (Video)

Prishtina ka fituar trofeun e parë për këtë sezon.

Prishtinasit triumfuan në stadiumin pejan “Shani Haxhiislami” kundër Feronikelit me rezultat 2-1.


Prishtinasit realizuan golin e parë përmes Endrit Krasniqit (35′), i cili shënoi prej një largësie rreth 16 metra.

Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë të takimit që ishte i vlefshëm për Super Kupën e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Por, vetëm pesë minuta iu deshën kampionëve të barazonin rezultatin. Behar Maliqi barazoi rezultatin përmes penaltisë.

Paraprakisht, Liridon Leci preku topin me dorë brenda zonës së rreptësisë pas goditjes së Mark Milicajt.

Me këtë rezultat nuk u pajtuan prishtinasit, të cilët shënuan edhe golin e dytë. Kësaj radhe golashënues ishte Ahmed Jonuzi (73′).

Megjithëse deri në fund të ndeshjes Feronikeli e kërkoi golin e barazimit, fituesi i Kupës së Kosovës arriti të mbrohej mirë dhe kështu triumfoi me rezultat 2-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori