Halili: Marrëveshja e Ohrit është bërë një kujdestar i paqes në Maqedoni
Është deklaruar edhe zv.kryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni, Festim Halili duke e vlerësuar marrëveshjen si të duhur për Maqedoninë. Halili në këtë post është për 4 muajt e fundit. Halili zotohet se shumë punë do të bëhen për sa kohë të ekzistojë kjo Kushtetutë dhe ky organizim i sotëm.
Në pyetjen e Portalb ”Sa mendoni se ka qenë efikase në përmirësimin e jetës së qytetarëve Marrëveshja e Ohrit?” Halili përgjigjet si në vijim ”Para 15 viteve Maqedonia hyri në një moment historik i cili atëkohë u ndje dhe u vlerësuar si tragjik për shkak të dëmeve dhe pasojave që le një luftë e armatosur, por që në plan afatgjatë solli shumë dobi për gjithë qytetarët dhe vetë shtetin tonë. Marrëveshja e cila i dha fund një konflikti të armatosur ishte fillimi i një shtetëformësie të re të Maqedonisë dhe marrëdhënieve mes popujve në këtë vend, që deri atëherë shiheshin me shumë pak besim te ndërsjellë.
Ky dokument tanimë është vetë Kushtetuta dhe shpirti i këtij shteti, sepse kjo marrëveshje është shndërruar në një shtyllë kryesore të organizimit shoqëror dhe institucional të këtij vendi. Marrëveshja Kornizë e Ohrit do të zgjerohet plotësisht ashtu edhe atëherë kur do ta kërkojë nevoja, kur do ta kërkojnë rrethanat e reja politike dhe së fundmi kur do të kërkojnë vetë qytetarët e këtij vendi. Marrëveshja e Ohrit është bërë një kujdestar i paqes në Maqedoni.
Shumë punë janë bërë që nga dita e miratimit të ndryshimeve kushtetuese ku në këtë fazë Marrëveshja e Ohrit tërësisht është integruar në Kushtetutë. Por në implementimin e ligjeve dhe respektimin e parimeve të kësaj marrëveshje janë bërë edhe më shumë, ndërsa edhe shumë punë do të bëhen për sa kohë të ekzistojë kjo Kushtetutë dhe ky organizim i sotëm. Marrëdhëniet ndëretnike janë përmirësuar në një shkallë shumë më të lartë sec ishin 15 vite më parë, por kjo temë asnjëherë nuk mbyllet dhe gjithmonë do të trajtohet dhe kultivohet në frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Pozita juridiko kushtetuese e shqiptarëve në Maqedoni është në një pozicion krejt ndryshe nga ai i para vitit 2001, por Marrëveshja e Ohrit dhe tanimë Kushtetuta e Ohrit në vazhdimësi do të jenë për të siguruar rruajtjen dhe avancimin e kësaj pozite sipas nevojave të kohës dhe situatës.
Të jemi realist, shumë punë kanë mundur të jenë edhe më mirë se kaq, shumë çështje kanë mundur të trajtohen më ndryshe, por mosbesimi i ngritur për dekada më herët ishte vështirë për tu ndryshuar në vetëm 15 vite dhe droja nga kjo marrëveshje nxiti tek elita politike maqedonase një mekanizëm rezistence dhe refuzimi ndaj risive dhe organizimit të ri shoqërorë dhe shtetëror që promovon Marrëveshja e Ohrit. Ka pasur dhe raste inatesh politike, ka pasur dhe situata të mosrespektimit të kësaj marrëveshje, ka akoma institucione që refuzojnë te zbatojnë parimet e përdorimit të gjuhëve dhe përfaqësimit adekuat, por ajo që është me rëndësi se tanimë qytetarët e këtij vendi veçanërisht shqiptarët për çdo ditë në çdo takim me shtetin ndjejnë ndryshimin. Gjuha shqipe është zyrtare nga institucioni më i lartë ligjvënës e deri te sportelet, aty ku i duhet qytetarit të rëndomtë. Përfaqësimi adekuat është në një rrugë të mbarë dhe me kohë, me një ngritje dhe avancim të kuadrove të nevojshme, me krijimin e hapësirave të reja shqiptarët dhe komunitetet e tjera do të zënë vendin dhe pozitat që ua garanton Kushtetuta e re. Ajo që është më e rëndësishme se vetë ligjet dhe që ne duhet ta ruajmë për një të ardhme më të mirë është vetë shpirti i Marrëveshjes së Ohrit,”/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Neglizhenca e qeverisë solli kaos në Klinikën e Onkologjisë
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite