LAJMI I FUNDIT:

Reisi që e ka mbështetjen e Turqisë në betimin për Kosovën në Serbi, Zukorliqi e Ferhatoviqi dalin jashtë

Reisi që e ka mbështetjen e Turqisë në betimin për Kosovën në Serbi, Zukorliqi e Ferhatoviqi dalin jashtë

Parlamenti serb votoi Qeverinë e re të Republikës të Serbisë. Mandati i Aleksandar Vuçiqit është votuar nga 163 persona, edhe nga shqiptari i vetëm në Parlamentin e Serbisë, deputeti popullor Fatmir Hasani. 62 ishin kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenime.

Deputetët e Bashkësisë Demokratike Boshnjake (BDZ) të Sanxhakut, Muamer Zukorliq dhe Jahja Fehratoviq, në mënyrë demonstrative kanë lëshuar seancën e Parlamentit të Serbisë në kohën kur Qeveria bënte betimin, pasi në seancë merrte pjesë Reisi i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead Nasufoviq, që ka mbështetjen e Turqisë.

Pas votimit, ka pasuar betim para Asamblesë Kombëtare serbe në të cilën thuhet: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem me nderin tim se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjin, që unë si anëtar i Qeverisë me ndërgjegjeje, me përgjegjësi dhe me përkushtim do të jem i dedikuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë në kuadër të Republikës së Serbisë”.


Betimi i kryeministrit të ri dhe ministrave të Qeverisë së Serbisë në Kuvend u ndoq nga presidenti serb Tomisllav Nikoliq, presidenti i entitetit serb të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Millorad Dodik, krerët e komuniteteve fetare, Patriarku Irinej, kryepeshkopi Stanislav Hocqevar, reis-ul-ulema IMM-së Sead Nasufoviq dhe trupit diplomatik. /Ismet Azizi/Kosova për Sanxhakun/