LAJMI I FUNDIT:

Pacienti i paralizuar arrin të ecë, mjekët e cilësojnë mrekulli (Foto/Video)

Pacienti i paralizuar arrin të ecë, mjekët e cilësojnë mrekulli (Foto/Video)

Në një arritje unike të shkencës, pacientë të paralizuar për shkak të dëmtimeve të rënda në shtyllën kurrizore, kanë rifituar aftësinë për të lëvizur këmbët, pasi prej 3 vitesh u stërvitën me ekzoskeletin e lidhur me trurin, por jo vetëm kaq. Njëri prej tyre ka rifituar aftësinë për të ecur me ndihmën e dy patericave.

Shkencëtarët e zhvilluan projektin e tyre “Walk Again” (të ecësh sërish) 3 vite më parë. Me bazë në Sao Paulo të Brazilit, ata shpresonin që t’i jepnin mundësinë paraplegjikëve të lëviznin, falë ekzoskeletit që kontrollohet nëpërmjet mendimeve.

2


Ata u suprizuan pamasë kur zbuluan se gjatë stërvitjes, të gjithë pacientët rinisën të zhvillonin ndjesinë e prekjes dhe lëvizjes.

Më herët mendohej se nervat në shtyllën kurrizore të 7 prej pacientëve, ishin dëmtuar tërësisht.

Por, shkencëtarët tashmë besojnë se një pjesë e vogël e nervave shpëtuan dhe pikërisht këto nerva janë ‘ringjallur’ nga trajnimi, duke riaktivizuar qarqet në tru.

3

Janë 8 pacientë, të cilët më parë konsideroheshin totalisht të paralizuar dhe që tashmë konsiderohen si “pjesërisht të paralizuar”, transmeton tvklan. Shkencëtarët thonë se progresi i tyre nuk ka përfunduar ende.

Rezultatet kanë befasuar ekspertët dhe tashmë shpresat për të ndihmuar paraplegjikët janë të mëdha.

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Virale
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Kalo në kategori