LAJMI I FUNDIT:

‘E Majta’: Reagime të paturpshme të OBRM-PDUKM pas sulmit mbi aktivistin tonë

‘E Majta’: Reagime të paturpshme të OBRM-PDUKM pas sulmit mbi aktivistin tonë

Partia politike “E Majta” përmes një deklarate të shkruar këtë mëngjes, dënon ngjarjen e djeshme në të cilin anëtari i tyre që kritikoi PDUKM përderisa ai ecte nëpër zonat e përmbytura, u sulmua nga një anëtar të shoqëruesit të tij, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Shumë anëtarë të së Majtës janë në terren dhe ndihmojnë qytetarët e prekur nga përmbytjet dhe nga neglizhenca e regjimit. Anëtari ynë i cili është sulmuar është një nga anëtarët tanë i cili më së shumti ka kontribuar kryesisht për të ndihmuar banorët e fshatrave të prekur. Le të merr shembull N.G. (Nikolla Gruevski) nga ai, le të ndalet nga parada dhe le të jep ndihmë konkrete. Gjithashtu, e Majta u bën thirrje të gjithë politikanëve të ndalojnë së fotografuarit në zonat e përmbytura. Ndihma është e sinqertë kur është anonime, dhe jo kur promovohet’.

Flet Sulisi: E godita sepse ishte provokues (Video)
Lexo po ashtu Flet Sulisi: E godita sepse ishte provokues (Video)

OBRM-PDUKM mbrëmë ka reaguar me shkrim se personi i cili sulmoi aktivistin e së “Majtës” nuk është sigurimi i Gruevskit dhe të gjithë këtë e vlerësoi “provokim të LSDM”.


“E Majta e vlerëson si reagim të paturpshëm nga OBRM-PDUKM-së, në të cilin thuhet se aktivisti ynë është provokues i LSDM’, thuhet ndër të tjera në deklaratën e mëtejshme të së “Majtës”. /Telegrafi/ /Telegrafi/

OBRM-PDUKM: LSDM mos të fus provokues por të ndihmojë
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: LSDM mos të fus provokues por të ndihmojë