LAJMI I FUNDIT:

Policë të armatosur ruajnë Kuvendin dhe Qeverinë (Video)

Policë të armatosur ruajnë Kuvendin dhe Qeverinë (Video)

Janë shtuar patrullimet e forcave të Policisë së Kosovës, për jashtë ndërtesave kryesore të legjislativit në vend.

Ndërtesa e Kuvendit dhe ajo e Qeverisë janë duke u ruajtur nga policë të armatosur, të cilët po patrullojnë për rreth ndërtesave.

Ndryshe, në orët e paradites Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur gazin lotsjellës në Komisionin për punë të Jashtme.


Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme po bëhej shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Pas debateve të ashpra, ka eskaluar situata dhe nënkryetari i Vetëvendosjes ka hedhur gaz lotsjellës.