LAJMI I FUNDIT:

Para se të lindja çfarë isha?

Para se të lindja çfarë isha?
Small boy talking to his mother

Origjina i intereson shumë një fëmije. Pasi ka mësuar se ka qëndruar për nëntë muaj në barkun e nënës kërkon të mësojë më shumë se kaq. Po përpara kësaj ku ishte? Po ti ekzistoje kur ai nuk ishte?

Të gjitha këto tip pyetjesh ndihmojnë që ai të kuptojë ciklin e jetës.

Ti dhe babai i fëmijës jeni dashur shumë (edhe nëse pastaj jeni divorcuar, ose nuk jeni martuar asnjëherë) dhe vendosët të krijonit një krijesë të re që ishte ai vetë.


“Ti je fëmija që ne e kemi dëshiruar”, kjo është përgjigja imagjinare që çdo prind duhet t’i japë fëmijës së tij.

Kjo e siguron fëmijën, që mund të mendojë se ka lindur rastësisht në një botë, e cila mund të funksiononte shumë mirë edhe pa ekzistencën e tij.

Me kujdes zgjidhni fjalët kur komunikoni, sepse ata do ta thithin çdo fjalë që do t’ua thoni,  transmeton Telegrafi.

Young dad and son

Për t’iu përgjigjur pyetjeve tij, mund të përdorësh emra të këndshëm dhe argëtues për organet seksuale, por me kujdes të mos emërtohen me të njëjtin term si organet seksuale mashkullore, ashtu dhe ato femërore.

Teoria e sjelljes së fëmijës nga një lejlek që shtegton .. etj, etj është e gabuar. Ndërsa teoria e farës nuk është e gabuar, përkundrazi nënvizon rolin e babait në konceptimin e një fëmije.

Duke mësuar se nga vjen dhe si është krijuar, fëmija ndihmohet të rritet dhe të formohet. Përpiqu t’u përgjigjesh edhe pyetjeve tip “të vështira”.

Nëse të pyet në ambiente jo të përshtatshme, thuaji se kjo është një temë e rëndësishme, për të cilën do të flisni sapo të mbërrini në shtëpi.

Dhe mbetet e rëndësishme që një fëmijë të mësojë se duhet të jesh gjithmonë dy, një burrë dhe një grua për të konceptuar një fëmijë.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Femra
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Psikoprofil
A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?

A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?

Femra
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Keshilla Modë
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Kalo në kategori