Një porcion djathë apo hamburger bimor, pak qumësht soje apo një tufë mugulli soje, do të eliminojë shumë telashe. Vetëm 50 g sojë apo përpunime të saj janë kontribut për shëndet të mirë!
Dijana Daka – Nahi
Nutriciste
tel. 044 180 052
Soja është artikull i potë dhe ilaç natyral në pengimin e sëmundjeve të shumta, p.sh. të atyre që kanë të bëjnë me kolesterinën.
Ndikon madje më mirë se barnat: disa albumina të saj aktivizojnë receptorët “e këqij” të kolesterinës dhe nxisin eliminimin e tyre.
Falë izoflavoneve të pranishme në të, soja është futur në grupin e ushqimeve të cilat zgjasin jetën, shkruan në “Nutrition Bulletin”.
Deri më tani janë zbuluar tre elemente të cilat konsiderohen si jetëzgjatëse: reduktimi i konsumimit të kalorive, konsumimi i rregull i resveratrolit (i pranishëm në rrush të zi) dhe konsumimi i rregullt i sojës.
Janë me dhjetëra studimet që e vënë theksin te vetitë e sojës për të ulur nivelet e larta të kolesterolit në gjak. Ajo pengon oksidimin e LDL-së dhe neutralizon “radikalet e lira” në pllakëzat e gjakut.
Soja është e dobishme sidomos në ushqimin e diabetikëve: siguron sasi të mjaftueshme të kalorive dhe proteinave, por edhe gjatë kalimit të ushqimit nëpër zorrë, duke siguruar absorbim më të vogël të karbohidrateve.
Soja po ashtu ndihmon te shtypja e lartë e gjakut dhe te disa sëmundje të mëlçisë.
Mirëpo, risia më interesante ka të bëjë me femrat…
Shumë ushqime janë testuar shkencërisht dhe është dalë në përfundimin se shumë prej tyre kanë përbërës anti-kancerogjenë. Kohët e fundit disa studime shumë shpresëdhënëse janë bërë tek soja.
Përbërësi aktiv te soja është genistejni, një lloj fitoestrogjeni që mbron prej kancereve me bazë hormonale. Për të përfituar nga vetitë antikanceroze të sojës, duhet të hani 50 gramë në ditë prej saj, qoftë kokrra soje të gjalla ose të pjekura, ashtu edhe toufu.
Meqenëse soja ka shije specifike, përfshijeni gradualisht në ushqim – çdo ditë pak më shumë. Konsumoni qumësht dhe jogurt të sojës dhe produktet tjera nga soja si tofu ose tempeh.
Prodhimet nga soja nuk mund të jenë zëvendësim për artikujt ushqimorë me prejardhje nga kafshët (mishi, qumështi, vezët, peshku), por konsiderohen si ushqime që kanë vendin e barabartë në ushqime.
Ekspertët thonë që rezultatet pozitive do t’i vëreni vetëm pas dy javësh të konsumimit të sojës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A