LAJMI I FUNDIT:

Wenger dëshiron Ljungbergin si zëvendësues të Henryt

Wenger dëshiron Ljungbergin si zëvendësues të Henryt

Trajneri francez kërkon që Freddy Ljungberg të kthehet te Arsenali, por jo si futbollist.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger dëshiron që ish-ylli i tij, Freddy Ljungberg të kthehet në klubin ku u bë i famshëm dhe bëri karrierë të ndritur.


Sipas The Sun, ish-mesfushori suedez kërkohet nga Wenger që të zëvendësojë Thierry Henryn si trajner i grupmoshave U-18 të klubit.

Xhaka: Futbolli atraktiv i Arsenalit më përshtatet mua (Foto)
Lexo po ashtu Xhaka: Futbolli atraktiv i Arsenalit më përshtatet mua (Foto)

Wenger kishte thënë se Henry duhet të lë punën e tij shtesë si ekspert në qoftë se ai dëshironte të qëndroj në një punë.

Megjithatë, ish-sulmuesi francez nuk pranoi këtë ofertë nga mentori i tij dhe që atëherë është larguar prej klubit nga Emirates. /Telegrafi/