LAJMI I FUNDIT:

Policia para Qeverisë, aktivistët e VV-së pritet të protestojnë kundër Demarkacionit

Policia para Qeverisë, aktivistët e VV-së pritet të protestojnë kundër Demarkacionit

Policia e Kosovës tanimë ka dal para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ku së shpejti pritët të dalin edhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po kundërshtojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin.

Edhe pse ende nuk dihet se kur do të jetë në rend dite demarkacioni, Vetëvendosje ka ftuar mbrëmë simpatizantët e vet që sot nga ora 10:00, të dalin para Kuvendit për të mos lejuar ratifikimin e demarkacionit.

Ndërkohë, Qeveria ka proceduar demarkacionin në Kuvend me procedura të rregullta.