LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen dy laboratorë të sofistikuar të drogës

Zbulohen dy laboratorë të sofistikuar të drogës

Njësiti i antidrogës në kuadër të Policisë së Kosovës pas hetimeve disaditore ka zbuluar dy laboratorë të sofistikuar për prodhimin e narkotikut, Kanabis Sativa në qytetin e Pejës.

Sipas informacioneve që Policia i ka dhënë gazetës “Zëri” laboratorët kanë qenë të pajisura me sistem të ngrohjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit, ujitjes etj.

Një person me inicialet B.H., i lindur më 1966 është arrestuar, ndërsa në shtëpinë ku u zbuluan laboratorët Policia ka konfiskuar edhe një revole. 50-vjeçari, B.H., kishte kohë qëkur kishte konsoliduar laboratorët e tij megjithëse nuk dihet ende sasia që ka arritur të plasojë në treg deri më tash.


Policia e Kosovës ndërkohë i ka konfirmuar “Zërit” se në Pejë janë zbuluar dy laboratorë të sofistikuar droge.

“Në vazhdën e luftës së pakompromis ndaj personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale e në veçanti atyre me substanca të dyshuara narkotike, Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti antidrogë në Rajonin e Pejës pas një pune operativo-hetimore, si dhe informacioneve të pranuara nga burimet në terren me 02.08.2016 rreth orës 21:00, ka bastisur/kontrolluar shtëpinë dhe pronën e një personi të dyshuar në qytetin e Pejës. Gjatë bastisjes brenda shtëpisë janë zbuluar dy laboratorë të brendshëm të sofistikuar për prodhimin e bimës së llojit Kanabis Sativa, i pajisur edhe me sistem të nxehjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit, ujitjes etj.”, i ka thënë “Zërit”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
Kalo në kategori