LAJMI I FUNDIT:

Pëson Struga nga shkurtimi i IPA fondeve, i hiqen 8.5 milion euro (Video)

Pëson Struga nga shkurtimi i IPA fondeve, i hiqen 8.5 milion euro (Video)
?

Brukseli shkurtoi mbi 8.5 milion euro nga fondet IPA për Maqedoninë, të cilat ishin të destinuara për ndërtimin e sistemit kolektor në fshatin Radozhdë të Strugës. Deputeti nga radhët e LSDM-së Jovan Mitrevski tha se si pasojë, ujërat e zeza nga kjo lagje turistike dhe zonat përreth do të vazhdojnë të derdhen në liqenin e Ohrit dhe do ta ndotin ujin, njofton Alsat-M.

“Nikolla Gruevski pak ditë më parë gënjeu se problemi i sistemit kolektor në Radozhdë, për parandalimin e ndotjes së liqenit, do të zgjidhet nga fondet IPA të BE-së. Bashkimi Evropian, sipas informatave që kemi, ka tërhequr paratë e planifikuara për sistemin kolektor që në vitin 2007, me sqarimin se kjo qeveri nuk ka kapacitet që ti përdor fondet brenda afateve të përcaktuara. Këto fonde të ndara në vitin 2007 me një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2010 deri më sot kurrë nuk janë përdorur”, deklaroi Jovan Mitreski, deputet i LSDM-së.

Nga LSDM-ja thanë se nga paratë fillimisht të parashikuara janë përdorur vetëm 280.000 euro për përgatitjen e dokumentacionit. Por ish kryeministri dhe kryetari i VMRO DPMNE-së javën e kaluar ishte në Radozhdë ku tha se punojnë për zgjidhjen e këtij problemi.
“Kolektori është numër një. Këtu shkojmë me përpjekjen të zgjidhet përmes fondeve IPA. Nga mesi i vitit të ardhshëm do të dimë 100% nëse bëhet ose jo. Nëse nuk bëhet, plani rezervë duhet të jetë me rebalanc të buxhetit, të ndahen mjete dhe përsëri në vitin 2018 të shkohet vetëm me Radozhdën.


Nëse bëhet kjo përmes fondeve IPA nuk do të ketë nevojë për diçka të tillë. Do të zgjidhet problemi i Radozhdës dhe i vendeve të tjera “, pati deklaruar ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
Deputeti Mitreski theksoi se qeveria pesë vitet e fundit nuk i ka pranuar amendamentet e tyre me buxhetet vjetore që të ndahen mjete për kolektorin në Radozhdë.

Nga LSDM-ja madje thonë se rreth 24 milionë euro para të ndara për Maqedoninë në IPA 1, iu kthyen Brukselit si mjete të pashfrytëzuara.
“Një pjesë e tyre ishin për mbrojtjen e mjedisit në Maqedoni, një pjesë për infrastrukturën rrugore. Maqedonia nuk i humbi vetëm këto 24 milionë euro të ndara nga BE-ja “, tha Mitreski.
Në bazë të vendimit të fundit të Brukselit, rreth 100 milionë euro nga programi IPA 2 nuk do ti jepen Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori