LAJMI I FUNDIT:

Synohet bashkimi i trojeve shqiptare, tubimi i parë në Shkup

Synohet bashkimi i trojeve shqiptare, tubimi i parë në Shkup

Dje, në Shkup u bë promovimi i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, që synon bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar.

Në këtë takim u bë prezantimi i Programit Politik të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe promovimi i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” me autor Tahir Veliu-n, njëherit edhe kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.


Në fjalimin e tij kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar Tahir Veliu deklaroj se “Zgjidhja e vetme dhe e drejtë e çështjes shqiptare nën pushtimin e Maqedonisë artificiale është e drejta për vetëvendosje, çlirim nga pushtim dhe ribashkimi me shtetin amë – Shqipërinë. Ne jemi mbledhur këtu për t’u treguar të gjithve se Shkupi është Shqipëri Lindore dhe i përket Shqipërisë dhe kurrën e kurrës Sllavomaqedonisë! Ne jemi këtu për t’i thënë jo politikës servile të klases politike shqiptare dhe ti themi mjaft marrëveshjeve anti-shqiptare në kurrizin tonë. Marrëveshja anti-kombëtare e Ohrit zyrtarisht mund të shpallet si Marrëveshje e vdekur, ashtu sikurse edhe vetë shteti artificial i IRJM-së.” tha mes tjerash Veliu në tubimin e djeshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori