LAJMI I FUNDIT:

Cana si Higuaini, ende urrehet në Paris (Video)

Cana si Higuaini, ende urrehet në Paris (Video)

Nëse transferimi i Gonzalo Higuain nga Napoli te Juventusi cilësohet një nga tradhtitë më të mëdha në historinë e futbollit italian, në Francë, një mendim i ngjashëm vlen për kalimin e Lorik Canës nga PSG te Marseille.

Gjakovari ishte një nga lojtarët më të preferuar nga tifozët te skuadra parisiene, por ai zgjodhi që t’i bashkohej në vitin 2005 marsejezëve të cilët janë rivalët historikë të ekipit të kryeqytetit francez.

Në atë periudhë, shumë tifozë të PSG-së grisën fanellën e Canës, ndërsa edhe ish-shokët e tij të skuadrës nuk e përjetuan mirë këtë kalim.


Duket se kjo ndjenjë vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Jerome Rothen, ish-mesfushori i PSG-së, në një emision televiziv të “BeIN Sports”, ka refuzuar të prekë një fanellë të PSG-së të Lorik Canës, duke treguar se nuk e ka harruar “tradhtinë” e futbollistit shqiptar.

https://www.dailymotion.com/video/x4m1gnj_quand-jerome-rothen-ne-veut-pas-toucher-au-maillot-du-psg-de-lorik-cana_sport

Në trend Sport

Më shumë
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Premier League
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Prapaskenat e ditës së fundit të afatit kalimtar, Man Utd refuzoi ofertën e Betisit për dy yjet e ekipit

Prapaskenat e ditës së fundit të afatit kalimtar, Man Utd refuzoi ofertën e Betisit për dy yjet e ekipit

Premier League
Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Serie A
Kalo në kategori