LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë lojtarët e ‘çmendur’ në fushë, në mesin e tyre një shqiptar (Foto)

Dhjetë lojtarët e ‘çmendur’ në fushë, në mesin e tyre një shqiptar (Foto)

Një specialist i ESPN ka përpiluar një listë me 10 lojtarët “e fortë” që qarkullojnë aktualisht në futbollin botëror dhe në këtë listë, ka përfshirë edhe kapitenin e përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana.

Të cilësuar si futbollistë që bëjnë gjithçka për të siguruar fitoren për ekipin e tyre, këta futbollistë vlerësohen si mëse të domosdoshëm për skuadrat që synojë të fitojnë diçka.

Ja si përshkruhen lojtarët e kësaj liste nga ESPN:

10. Giorgio Chiellini

Mbrojtësi i Juventusit dhe Italisë duket si një lojtar i cili mund të bindë sulmuesin kundërshtar të qëndrojë larg portës thjesht me vështrim kërcënues, duke i dhënë ndjesinë e një dëmtimi të mundshëm fizik nëse afrohet. Një person të cilin do të dëshiroje ta kishe përkrah në çdo moment kur ke opinion të ndryshëm me dikë tjetër.

GiorgioChiellini

9. Grzegorz Krychowiak

Zakonisht është një shenjë e mirë kur një trajner merr një lojtar me vete në klubin e tij të ri dhe ashtu bëri edhe Unai Emery me Krychowiak, të cilin e mori nga Sevilla te PSG. Arsyeja është se mesfushori di të bëjë ndërhyrje, shumë të tilla. “Nuk kam drejtuar shumë lojtarë të cilët i thonë trajnerit të tyre se janë gati të kalojnë kufirin e dhimbjes për të”, shpjegoi Emery për mesfushorin i cili e përshkruan veten si “shumë agresiv”.

krychowiak-n-euml-radarin-e-arsenalit_hd.jpg

8. Bruno Alves

Për ta përshkruar më mirë Bruno Alves mjafton miqësorja para Euro 2016 mes Portugalisë dhe Anglisë. Në një ndeshje pa kurrfarë rëndësie, ai vendosi që mënyra më e mirë për të fituar një duel në ajër ndaj Herry Kane, ishte jo të gjuante topin me kokë, por me këmbë. Dhe nuk përdori këmbën për të gjetur topin, por kokën e Kane. “Ishte një gjest i pakontrolluar. Nuk desha të bëja faull, thjesht përkushtohem shumë”, ishin fjalët e tij pas ndeshjes.

brunoalves

7. De Jong

Ndoshta mund të cilësohet fatkeqësi që De Jong do të kujtohet si njeriu që vendosi takat e tij në gjoksin e Xabi Alonsos gjatë finales së Botërorit 2010, apo që theu këmbën e Ben Arfa me një ndërhyrje të rreptë pak muaj më vonë në të njëjtin vit. Kjo, pasi për një periudhë të gjatë kohe, sidomos te Manchester City, ai ishte një mesfushor i spikatur dhe jo një gangster rrugësh. Por reputacioni i tij rreth lojës së ashpër ka baza të forta, siç e kuptoi më së miri mesfushori i Portland, Darlington Nagbe, i cili u detyrua të largohej nga fusha e lojës me karrocë pas trajtimit që i dha De Jong.

de jong 1

6. Diego Godin

Nuk ekziston asnjë mbrojtës që luan aktualisht i cili përkufizon më mirë shprehjen “askush nuk kalon” më shumë sesa Godin. Nuk ka as vena që janë gati të shpërthejnë në ballë, apo ndërhyrje të rënda nga uruguaiani, por nëse e shihni me vëmendje, ka një qetësi prej çeliku që rivalizon çdo futbollist në botë.

Diego+Godin+Club+Atletico+de+Madrid+v+FC+Barcelona+t9tfIHD4Vkcx

5. Pepe

Portugezi cilësohet si një njeri shumë i këndshëm jashtë fushe, në intervista është shumë miqësor dhe askush nuk mund të thotë një gjë të keqe për të kur gjendet larg botës së futbollit. Por në fushë është diçka tjetër dhe ka një listë të gjatë provash që e vërtetojnë. Më e famshmja është kjo: në prill 2009, Real Madrid po luante kundër Getafes dhe Pepe u përfshi në një “mosmarrëveshje” me Javier. Ai jo vetëm rrëzoi në tokë kundërshtarin, por edhe e shkelmoi dy herë, të parën në shpinë dhe të dytën në kokë. Dhe pastaj, pasi e nxorën me karton të kuq, ai provoi të godiste një kundërshtar tjetër, Juan Angel Albin.

pepe-l-euml-vdata-p-euml-r-benitezin_hd.jpg

4. Scott Brown

Me sytë që i pulsojnë në çdo moment dhe që kanë një pamje prej të forti, Brown mund të mos jetë futbollisti më i mirë në botë, por ai është një nga më të ashprit. Ndërhyrjet e lojtarit të Celticut e tregojnë më së miri një gjë të tillë.

Skot-Braun-470x264

3. Lorik Cana

Gjatë Euro 2016, Canës iu deshën vetëm 37 minuta në ndeshjen e parë të Shqipërisë për të marrë një karton të kuq dhe surpriza e vetme ishte se ndëshkimi ishte për diçka të dhunshme, por për prekje të topit me dorë. “Nëse topi është mes dy lojtarëve dhe unë mendoj se mund ta fitoj, unë do të përpiqem në çdo mënyrë”, tha ai kur ishte pjesë e Sunderland.

“Ndërhyrje me dy këmbë? Nuk mendoj se kam bërë ndonjëherë të tilla, por ndonjëherë t’i shtrihesh për të arritur topin me një këmbë dhe këmba tjetër shkëputet nga toka”. Kjo fjali e fundit duket si një kërcënim për çdo mesfushor tjetër në botë. Është e barasvlershme me një personazh negativ të një filmi i cili i sillet rrotull makinës së dikujt duke thënë “makinë shumë, shumë e bukur kjo këtu… sa keq do të ishte sikur t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe…”

cana 1

2. Leonardo Bonucci

Në vitin 2012, mbrojtësi i Juventusit ishte në një dyqan të Ferrarit pasi dëshironte të blinte një makinë të re, kur dy njerëz erdhën me motor, i drejtuan një pistoletë dhe i kërkuan që t’u jepte orën që kishte në dorë. Në vend që ai t’ua dorëzonte, rruga që do të zgjidhnin të ndiqnin pjesa më e madhe e njerëzve, Bonucci zgjodhi të godiste me grusht personin e armatosur duke e hedhur në tokë, ndërsa më pas filloi ta ndiqte vrap atë që po mundohej të largohej. “Çfarë po bën? A je i çmendur? Do të të qëlloj”, thuhet se ishin fjalët e grabitësit që largohej me vrap i tmerruar, ndërsa ndiqej nga futbollisti.

guardiola-e-d-euml-shiron-bonuccin_hd.jpg

1. Gary Medel

Edhe nëse nuk njeh reputacionin e Gary Medel, mjafton të shohësh se është i formuar si një bulldog për të mos e shqetësuar. Më shumë një grup muskujsh se një njeri, të ndërhysh ndaj tij duhet të jetë si të përplasesh me një mur.

Ai në fakt është qetësuar pak kohët e fundit, pasi ka marrë vetëm një karton të kuq në tre sezone. Por para kësaj periudhe qetësie, ai kishte koleksionuar 7 kartonë të kuq, në vetëm dy sezone.

Ndëshkimi më i famshëm është ai i vitit 2013, kur mori karton të kuq pasi goditi me shpullë Diego Costan. U desh që atë ta tërhiqnin me dhunë nga fusha e lojës dhe futbollisti, për të shprehur pakënaqësinë e tij, goditi me shkelm një karrige plastike në cep të fushës. Ajo u thye dhe një copë goditi në fytyrë një polic që gjendej pranë fushës. Kaq mjafton, apo jo?

medel-jemi-p-euml-r-titull_hd.jpg

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori