Pavarësisht se sa e keni rrogën, gjithmonë do të mund të kurseni para me këtë metodë
Vlerën e parasë do ta kuptoni posa të filloni të keni të ardhura dhe testi i vërtetë fillon kur duhet të kurseni për të ardhmen e familjes.
Por, si mund të ndodhë kjo? Gjithmonë duket më lehtë të thuhet sesa të bëhet. Kur jeni në një punë që nuk paguan mirë apo nëse jeni në fazën fillestare të karrierës, mundësitë janë të mëdha që nuk do të dini si të kurseni dhe si të ballafaqoheni me sfidat financiare, transmeton Telegrafi.
Për disa, kursimi i parave është procedurë e cila asnjëherë nuk lehtësohet. Por, kjo duhet të ndryshohet vetëm duke shpenzuar më pak. Nuk është nevoja t’i sakrifikoni të gjitha komfortet që i keni, mirëpo vetëm duhet të krijoni aftësi menaxhimi.
Dini shpenzimet tuaja
Para se ta kapni lapsin për ta bërë planin se si të kurseni para, fillimisht merrni pak kohë dhe shkruani të gjitha shpenzimet e pritura për një muaj. Duke filluar nga fatura e rrymës, qiraja, cigaret, buka etj. Mos harroni të mbani një balancë si fond për situatat emergjente.
Vendosni qëllime të arsyeshme
Përderisa i caktoni vetvetes qëllime për kursimin e parave, merrni parasysh sasinë e rrogës që e keni. Mos i vendosni vetes qëllime të vështira të cilat mund ta kthejnë procesin e kursimit në zhgënjim.
Në vend të kësaj, vendosni qëllime të cilat mund të arrihen lehtësisht.
Lani të gjitha borxhet
Nëse veç i keni borxh dikujt, ose keni kredi bankare, atëherë përpiquni t’i kryeni këto obligime sa më herët që është e mundshme. Jo vetëm që borxhi ua ngatërron buxhetin për çdo muaj, por edhe ju mban në presion.
Gjithashtu, pasi t’i lani këto borxhe përpiquni të mos hyni në borxhe të reja. Kufizoni shpenzimet në bazë të rrogës që e keni!
Investoni paratë
Në vend se t’i vendosni në kasafortë paratë e kursyera, përpiquni t’i investoni ato diku ku pritni fitime më të mëdha. Por, para se ta bëni këtë gjë merrni këshilla nga ekspertët e ndryshëm të fushës në të cilën dëshironi të investoni. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit