LAJMI I FUNDIT:

Ja agjenda e ”GosFest”, festivali tradicional në Gostivar (Foto)

Ja agjenda e ”GosFest”, festivali tradicional në Gostivar (Foto)

Sot në ambientet e komunës së Gostivarit shefi i kabinetit të Nevzat Bejtës ka shpalosur agjendën e festivalit tradicional ‘GosFest’ që do të mbahet për të katërtin vit radhazi, kështu thuhet në njoftimin e komunës së Gostivarit, drejtuar Telegrafit në Maqedoni.

“Në emër të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ftoj qytetarët dhe veçanërisht mërgimtarët për të cilët edhe organizohet ky manifestim, që të marrin pjesë në aktivitetet katërditore të manifestimit tradicional “Gosfest – 2016”, tha mes tjerash shefi i kabinetit, Bashkim Hasani i cili shprehu falenderim për Ministrinë e Kulturës për asistencën financiare në organizimin e manifestimit.


Kryetari i Shoqatës së Artistëve të Figurativ “Draodacum”, Reshat Ameti njoftoi që në natën e parë, më datë 28 korrik, dita e enjte, me fillim prej ora 20 në amfiteatrin veror të qytetit do të mbahet ekspozita ndërkombëtare e artit figurativ.
“Siç e dimë qyteti i Gostivarit kohëve të fundit është bërë epiqendra e kulturës.

Komuna vazhdon me aktivitet e bujshme në aspektin kulturor. Në kuadër të manifestimit “Gosfest” do të mbahet edhe një aktivitet nga fusha e artit figurativ. Në ekspozitën ndërkombëtare të artit figurativ do të marrin pjesë artistë thuajse nga e gjithë Bota”, tha Ameti.

– Më datë 29 Korrik (e premte), me fillim prej ora 20 në rrugën e Sahat Kullës do të organizohet nata e të rinjve me pjesëmarrjen e Dren Abazit dhe Zig Zag orkestra, XXL Band, Afternoon in Amsterdam, si dhe shumë bende muzikore nga qyteti i Gostivarit.
“Do të shfaqet edhe programi nga iDance Studio me fëmijë të moshave të ndryshme. U ftoj të ndiqni surprizën e fundit që vjen nga “iDance Studio”, dhe që shpresoj që tu pëlqen”, deklaroi Sarita Sallmani nga “iDance Studio”.
Në të njejtën natë do të shfaqet edhe programi me muzikë të zgjedhur nga nga DJ të mirënjohur, si: Dj Chronic, Dj KlockOut, dhe Dj Delta.

-Nata e tretë, 30 korriku i dedikohet teatrit.
“Të shtunën me fillim prej ora 21 te Pallati i Kulturës në Gostivar do të shfaqet repriza e komedisë “Pacienti i DR Frojd” nga shoqata Fishta”, tha Argjend Hasani kryetar i shoqatës.

– Në natë e fundit, pra më 31 korrik do të bëhet edhe përmbyllja e manifestimit tradicional “Gosfest – 2016”, që në Gostivar po organizohet për të katërtin vit me radhë në organizim të Komunës së Gostivarit.

Në trend Lajme

Më shumë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Hovenier: Kosova urgjentisht të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Hovenier: Kosova urgjentisht të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Lajme
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë,

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, "Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?" - Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij

Lajme
Si e ndryshoi brenda muajit mendimin e vet gjykatësi Kuçi për Sekiraqën?

Si e ndryshoi brenda muajit mendimin e vet gjykatësi Kuçi për Sekiraqën?

Drejtësi
Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Lajme
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Lajme
Kalo në kategori