LAJMI I FUNDIT:

Risi nga KSHZ: Çdo votues me fotografi në Listën zgjedhore

Risi nga KSHZ: Çdo votues me fotografi në Listën zgjedhore

Në drejtim të krijimit të besueshmërisë së plotë, risi në këto zgjedhje do të jenë fotografitë për çdo votues në Listën zgjedhore. Ditën e mbajtjes së zgjedhjeve çdo person që do të paraqitet për të votuar do t’i verifikohet fotoja në letërnjoftim apo pasaportë, me foton përkatëse në Listën zgjedhore të vendvotimit, njofton Koha.mk.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor të martën në mesditë ka publikuar emrat e 39.502 votuesve të kontestuar nga Lista Zgjedhore, të cilët deri më 16 gusht duhet të paraqiten për t’u regjistruar si votues në njësitë rajonale të këtij institucioni dhe në zyrat e Drejtorisë për libra amë. Mbi 90 % nga kjo listë janë qytetarë shqiptarë, ku më të theksuara janë Tetova, Karposhi dhe Çairi.

Anëtari i KSHZ-së nga radhët e BDI-së, Subhi Jakupi, në një prononcim për gazetën Koha thotë se publikimi i kësaj liste do të vërtetojë qëndrimet e shumicës së anëtarëve të KSHZ-së se këto votues shqiptarë nuk janë votues fiktiv, por që gjatë kontrollit në terren dhe kryqëzimit të të dhënave janë vërejtur disa mangësi në identifikimin e tyre. Ai akuzon më bindje palën maqedonase se jo pa qëllim duan t’i paraqesin votuesit shqiptare si fiktiv para se të ndodhë regjistrimi i popullsisë.


“Me siguri nga publikimi i Listës do të vërtetohet qëndrimi i shumicë së anëtarëve të KSHZ-së se këto votues kanë të drejtë votë dhe nuk mund të jenë fiktiv. Këtu bëhet fjalë më shumë për votues që gjatë kontrollit në terren dhe kryqëzimit të të dhënave janë vërejture probleme të vogla me dokumentet personale që kanë. Këto ide që shqiptarët t’i paraqesin si fiktiv vjen nga tabori politik maqedonas dhe kjo bëhet jo pa qëllim para se të ndodh regjistrimi i popullsisë”, thekson Subhi Jakupi.

Ai thotë në vazhdim se risi në këto zgjedhje do të jetë vendosja e fotografisë për çdo votues në listën zgjedhore dhe se për momentin KSHZ është duke i përpunuar të gjitha fotografitë që i kanë marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Në drejtim të krijimit të besueshmërisë së plotë të listës zgjedhore, risi në këto zgjedhje do të jenë fotografitë për çdo votues në Listën zgjedhore. Ditën e mbajtjes së zgjedhjeve çdo person që do të paraqitet për të votuar do t’i verifikohet fotoja në letërnjoftim apo pasaportë me foton në Listën zgjedhore të vendvotimin përkatës.

Ne jemi në përpunim e sipër të të gjitha fotove që na ka dërguar Ministria e Punëve të Brendshme dhe pasi të përfundohet me verifikimin e votuesve kontestues, lista do të jetë e gatshme për zgjedhjet e dhjetorit”, thotë Jakupi. Ai shton se KSHZ do të bëjë një fushatë mediatike për votuesit e kontestuar të cilët sipas Subhi Jakupit, edhe do të njoftohen personalisht me postë në vendbanimet e tyre që të paraqiten në lokacionet e KSHZ-së për t’u regjistruar.

“Ne në KSHZ do të punojmë ditëve në vazhdim në drejtim të një fushatë mediatike, ndërsa çdo votues prej këtyre që kontestohen, do t’i përcjellim personalisht me postë informatën se është në këtë listë dhe duhet të paraqitet. Habitem se si njerëz të ndryshëm në opinion dalin me qëndrime dhe japin vlerësime për votuesit pa argumente dhe pa pasur një bazë dhe njohje profesionale”, nënvizon Jakupi.

Ai bën apel ndaj këtyre votuesve që sa më shpejtë të paraqiten në zyrat e KSHZ-së ndërsa për votuesit jashtë vendit është forma e elektronike që do tua bëjë më të lehtë regjistrimin.“Prej sot do të ketë afat 25 ditë që të paraqiten këto votues ndërsa KSHZ është mobilizuar në njësitë rajonale që të evidentojë paraqitjen e tyre. Për votuesit që janë jashtë këtyre njësive apo ata që jetojnë jashtë vendit e kanë formën elektronike përmes aplikacionit që duhet ta mbushin e aty hyn dhe skanimi i dokumenteve personale letërnjoftimit ose pasaportës”, theksoi Subhi Jakupi. Ai cek problemin tjetër lidhur me mos pasjen e nënshtetësisë së qindra apa mijëra shqiptarëve, ndërsa thekson se shqiptarët deri më tani nuk kanë udhëhequr me dikasterin e punëve të brendshme që t’u japin nënshtetësi banorëve shqiptarë, ashtu siç bënë maqedonasit me banorët e Pustecit. “Shqiptarët deri më tani nuk kanë udhëhequr me MPB-në që të mund të japin nënshtetësi si në rastin e Pustecit qindra apo ndoshta mijëra shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni, por që nuk kanë nënshtetësi dhe rrjedhimisht dhe nuk mund të votojnë. Në vend së të ndihmohet në këtë çështje, dalin probleme shtesë për t’i paraqitur shqiptarët si votues fiktiv. Këto 39. 502 votues shumica janë shqiptarë, ndërsa ka shumë të tillë që jetojnë jashtë vendit, por që janë shtetas të Maqedonisë e të cilëve tentohet t’u mohohet e drejta a votës”, potencon Jakupi.

Ai adreson kritika ndaj analistëve dhe ekspertëve që japin, sipas tij, vlerësim pa bazë dhe njohje profesionale për Listën zgjedhore. “Ata që flasin në media se prej 2 milionë e sa ka popullatë Maqedonia dhe se nuk mund të jenë 1 e 800 mijë votues flasin pa bazë, sepse këta që votojnë shumica janë banorë rezident në Maqedoni, ndërsa ka shumë që jetojnë jashtë vendit.

Në KSHZ shumica e anëtarëve nuk e kemi përkrahur propozimin që afër 40 mijë votues të mund të hiqen nga lista, por meqë partitë politike për arsye të njohura tashmë kanë vendosur kështu, ne jemi të obliguar që ta kryejmë këtë punë me përkushtim dhe profesionalizëm. Sipas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, ky verifikim i këtyre votuesve vlen vetëm për zgjedhjet e radhës, e jo edhe për zgjedhjet tjera”, tha Subhi Jakupi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori