LAJMI I FUNDIT:

Disa lagje të Pejës tash e një muaj po përballen me mungesë të ujit të pijshëm

Disa lagje të Pejës tash e një muaj po përballen me mungesë të ujit të pijshëm

Dega e AAK në Pejë ka reaguar lidhur me mungesë të ujit të pijshëm në disa lagje dhe fshatra të kësaj komune.

“Ka afro një muaj që Rajoni 1 i Vitomericës përballet me mungesë të ujit të pijes, ndonjëherë vije me shtypje shumë të vogël mirëpo shumicën e kohës nuk ka fare ujë. Madje shumë banorë po detyrohen te sigurojnë burime dhe furnizime të ujit në mënyra të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe rezervuarë të ndryshëm të cilët nuk garantojnë cilësinë e ujit të pijshëm”, thuhet në reagimin e AAK.


Më tej në reagim thuhet se AAK-ja ka përcjellë me shqetësim këtë problem të qytetarëve, duke pasur parasysh që Peja është qytet me asete të mëdha natyrore e qe po përballet me këto keqmenaxhime.

“Përpos Vitomericës probleme me ujë të pijes kanë edhe lagjet e tjera së fundmi edhe Lagjja Karagaçi po ballafaqohet me këtë problem si pasojë e një projekti kancerogjen që ka ndërmarr kryetari Muhaxheri. Probleme të mëdha vazhdimisht ka pasur edhe në Lagjet 7 Shtatori dhe Fidanishtë”, thuhet në reagimin e AAK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori