Në Llukë të Deçanit, sot është përuruar linja e re e përpunimit të mishit në Kompaninë “Vëllezërit Neziraj”, investim i Zyrës së Bashkimit Evropian.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj tha se jemi mbledhur që të përurojmë linjën e re të sektorit të përpunimit të mishit të investuar nga BE-ja, ndërsa theksoi se kompania ka arritur që përmes këtij projekti të adaptojë dhe implementojë standardet evropiane.
Live Deçan “ Zhvillimi i sektorit të përpunimit të mishit në rajonin e Dukagjinit”
Posted by Rasim Selmanaj on Montag, 25. Juli 2016
“Është bërë punë e madhe në arritjen e zhvillimit të aftësisë konkurruese të bizneseve tona, jo vetëm brenda kufjeve të shtetit tonë, por pse jo edhe mundësitë e krijuara që kjo kompani të plasojë produktet e saj edhe në tregjet fqinje dhe në ato evropiane”, tha Selmanaj dhe shtoi se projekti i ka dy të arritura, do të kenë mundësi që mbi 350 fermerë nga komunat e Dukagjinit që të aftësohen në këtë lëmi dhe mbi 500 nxënës nga shkollat e mesme bujqësore të Dukagjinit të kryejnë praktikën profesionale, shkruan telespoki.net
Deputeti Daut Haradinaj, theksoi se është një projekt që vlen me u përshëndet, pasi jo vetëm Vëllezërit Neziraj, por gjithë territori i Dukagjinit në përgjithësi do ta ketë përkrahjen edhe më të madhe nga BE-ja, pasi është një territor që njihet për kulturë bujqësore.
Adnan Neziraj, menaxher i Kompanisë “Vëllezërit Neziraj”, njoftoi se hapat e parë të kompanisë së tyre fillojnë nga vitet 1988-89, kur kanë nisur biznesin si thertore me kapacitete më të vogla, që ka përmbushur nevojat e popullatës lokale, për t’i zhvilluar më tutje me përpunimin e mishit, të financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementuar nga Kompania “Vëllezërit Neziraj”.
“Në vitin 2008 fillojë të ndërtohet objekti i ri, në të cilin është implementuar edhe ky projekt, i cili projekt u ka parapri kritereve të nevojshme, që ne sot të kemi një fabrikë, me kompetenca më të mëdha dhe potencial të duhur për të përballuar një investim të këtij niveli. Kompania jonë ka arritur që të investojë në pikat kyçe, të përpunimit të mishit, të cilat kanë ndikuar direkt në rritjen e standardeve të higjienës dhe kualitetit të produktit të mishit”, tha Neziraj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'