LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Sulmi në Munih ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Evropës

Thaçi: Sulmi në Munih ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Evropës

Vendimi i presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të shpallur ditën e sotme ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmit të djeshëm në Mynih, ku në mesin e viktimave janë edhe shtetas të Kosovës, dhe në solidarizim me popullin gjerman, ka bërë jehonë në medie të shumta ndërkombëtare.

Agjencia gjermane e lajmeve “DPA” raporton se “në përgjigje të masakrës në Mynih, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të dielën ditë zie në Kosovë”.

Sipas dekretit presidencial, njofton DPA, ky vendim vjen si një shprehje e dhembshurisë për tre viktimat shtetas të Kosovës dhe si shenjë solidariteti me Gjermaninë.


Javorja gjermane “Die Zeit” shkruan se një ditë pas të shtënave të tërbuara në Mynih, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditë zie në mbarë vendin. Në mesin e nëntë të vdekurve, tre janë me prejardhje nga Kosova, njofton Die Zeit.

Gazeta e citon presidentin Thaçi, i cili ka thënë se viktimat nga Kosova janë heronj të luftës për liri dhe vlerat e përbashkëta evropiane dhe se sulmi në Mynih ka “ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Evropës”.

Në mesin e medieve të shumta gjermane që kanë raportuar për vendimin e presidentit Thaçi për të shpallur ditën e sotme ditë zie në mbarë vendin janë edhe e përditshmja “Die Welt”, gazeta “Bild”, televizioni gjerman “NTV”, e kështu me radhë.

Kosova në ditë zie për viktimat e Munihut
Lexo po ashtu Kosova në ditë zie për viktimat e Munihut

Ndërkaq, gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” raporton se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka shpallur të dielën ditë zie për viktimat e sulmit në Mynih dhe është shprehur se viktimat nga Kosova janë heronj të luftës për liri dhe vlerat e përbashkëta në Evropë, transmeton  Gazeta Express.

“Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjen e Evropës”, New York Times citon presidentin Thaçi.

Edhe gazeta britanike “The Independent” the televizioni britanik “Sky” kanë raportuar për vendimin e presidentit Thaçi për të shpallur ditën e sotme ditë zie për viktimat e sulmit në Mynih, ku në mesin e viktimave janë edhe tre shtetas të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori