Rreth 30 mijë hektarë tokë bujqësore të kategorive të ndryshme, janë shitur gjatë procesit të privatizimit në Kosovë nga viti 2002 deri në vitin 2014. Sipas një raporti të quajtur Raporti i Gjelbër për vitin 2015, të publikuar nga Ministria e Bujqësisë, thuhet se shuma totale e inkasuar nga shitja e tokës ka arritur në rreth 99 milionë euro.
Po ashtu thuhet se për një ari tokë, çmimi mesatar ka qenë 34 euro, kurse për një hektar, 3,400 euro.
Sipërfaqen e privatizuar të tokës bujqësore dhe vlerën e mjeteve të grumbulluara, e konfirmojnë edhe zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ylli Kaloshi, zëdhënës në këtë agjenci, tregon se nga ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (ish-AKM), janë privatizuar rreth 15 mijë hektarë tokë, ndërsa nga ana e AKP-së, janë privatizuar mbi 13 mijë hektarë.
Procesi i privatizimit, në përgjithësi, në Kosovë është shoqëruar me kundërshtime dhe dilema të shumta.
Por, sa i përket privatizimit të tokave bujqësore, ekspertë të bujqësisë shprehin shqetësimin se tokës së shfrytëzueshme i është ndërruar destinimi dhe në këtë mënyrë, po zvogëlohet sipërfaqja mesatare e tokës bujqësore për kokë banori.
Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë, për Radion Evropa e Lirë, thotë se nuk është problem çmimi shumë i lirë i shitjes së një hektari tokë, sa është problem ndërrimi i destinimit.
Ai konsideron se toka e shfrytëzueshme është dashur të privatizohet me spin-off special, metodë kjo që u pamundëson pronarëve që tokën ta shfrytëzojnë për qëllime tjera.
“Mendoj se qasja e privatizimit të tokave bujqësore ka qenë e gabuar, për shkak se në agro-komplekse të mëdha, ku ka qenë interes i madh nacional dhe ku ka pasur ndikim shtimi i Bruto Produkti Vendor, në situata të tilla është dashur të përdoret një tip spin-off special që të mos i ndërrohet destinimi i tokës bujqësore”, thotë Rusinovci.
Në anën tjetër, Ylli Kaloshi, zëdhënës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për Radion Evropa e Lirë, tregon se e tërë sipërfaqja e tokës bujqësore është privatizuar me metodën e spin-off të rregullt.
Por, siç thotë ai, shfrytëzimi i tokave bujqësore, pas privatizimit, nuk rregullohet me Ligjin e AKP-së, por rregullohet me ligjet përkatëse të organeve tjera kompetente që janë përgjegjëse për monitorimin, shfrytëzimin dhe destinimin e tokave bujqësore.
“Tokat bujqësore janë privatizuar duke u bazuar në Ligjin e AKP-së. Privatizimi i tyre ka ndodhur, jo me metodën spin-off special, që parasheh kushte për blerësin, por me metodën e spin off-it të rregullt”.
“AKP-ja, gjatë procesit tenderues i ka njoftuar të gjithë ofertuesit se e drejta e shfrytëzimit të tokave bujqësore, duhet të bëhet në harmoni me ligjet në fuqi dhe se për ndryshimin eventual të destinimit të atyre tokave, kompetente janë Ministria e Bujqësisë, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Kuvendet Komunale relevante, përkatësisht, Ligji mbi tokën bujqësore, Ligji për planifikim hapësinor, Ligji për mbrojtjen e ambientit dhe planet rregullative komunale”, thotë Kaloshi.
Pavarësisht kësaj, Imer Rusinovci, thotë se në bazë të analizave në terren tokat e privatizuara janë keqpërdorur, duke u shfrytëzuar për qëllime tjera, ndërtime apo biznese.
“Si çështje monitoruese mendoj se ndikimi i dikasterit përkatës ka munguar absolutisht dhe ka qenë papërgjegjësi shumë e madhe. Dhe, në këtë drejtim, sondazhet që bëjmë përditë në terren, na japin rezultate shumë të këqija. Nga shumë pjesë të bonitetit të lartë të tokave bujqësore që janë keqpërdorur dhe nuk është ruajtur destinimi i tyre”, thekson ai.
Ndryshe, menaxhmenti i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ka rekomanduar që fondi i tokave bujqësore në të ardhmen, në koordinim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, të trajtohet ndryshe dhe të mundësohet që tokat bujqësore të përdoren për qëllime strategjike të investimeve në harmoni me programet zhvillimore të Republikës së Kosovës.
Menaxhmenti, siç thonë zyrtarë të agjencisë, e ka diskutuar këtë rekomandim me institucionet relevante qendrore dhe ka rekomanduar që kjo të bëhet përmes ndryshimeve përkatëse ligjore, duke mundësuar që të krijohet një fond në mirëbesim i tokave bujqësore për të siguruar mirëqenien e gjeneratave të ardhshme. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë