LAJMI I FUNDIT:

Asnjë person i arrestuar lidhur me sulmin ndaj ministrit Hyseni

Asnjë person i arrestuar lidhur me sulmin ndaj ministrit Hyseni

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me sulmin me ngjyrë që iu bë ministrit Skënder Hyseni nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Policia e Kosovës rreth orës 10:23 ka pranuar informacion se sot (22.07.2016) në rrugën “Agim Ramadani” prapa objektit të Komunës së Prishtinës, nga persona të dyshuar është sulmuar/gjuajtur me shishe me ngjyra të ndryshme vetura në të cilën gjendej ministri i Punëve të Brendshme.
Si pasojë e gjuajtjeve me ngjyrë ndaj veturës e cila ishte në lëvizje, personat e dyshuar ia kanë rrezikuar jetën drejtpërdrejt ministrit Hyseni si dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik, pasi që nga pamundësia e pamjes për të drejtuar automjetin nga ngjyra e hedhur në parafrango, vetura në fjalë është aksidentuar me dy vetura civile, të cilat gjendeshin në atë lokacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej është thënë se lidhur me rastin ‘sulm ndaj personit zyrtar, dëmtim apo asgjësim i pronës së luajtshme’ të gjitha njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore për hetimin dhe trajtimin e rastit në tërësi, duke përfshirë edhe hetimin ndaj personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori