LAJMI I FUNDIT:

Oda Amerikane lansoi shkollën e shahut “Woodrow Wilson”

Oda Amerikane lansoi shkollën e shahut “Woodrow Wilson”

Aftësia e planifikimit, e të menduarit dhe vendimmarrjes janë aftësi bazike të jetës, të cilat të gjitha shkollat duan t’iu mësojnë nxënësve. Për t’i ndihmuar fëmijët të zhvillojnë këto aftësi bazike të jetës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në kuadër të fondacionit të saj lansoi Shkollën e Shahut “Woodrow Wilson”.

Shahu ndihmon në zhvillimin e trurit, sidomos në vitet e para të edukimit të fëmijëve, përmes të cilit fëmijëve u zhvillohet të menduarit kritik, vetëbesimi, vendosmëria dhe durimi.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosove tha se Oda Amerikane po lanson shkollën e shahut “Woodrow Wilson” me qëllimin që fëmijëve të moshës 6-14 t’u ofrojë një mundësi për aktivitet të lirë, në të cilin pjesëmarrja është pa pagesë, duke iu mundësuar njëkohësisht zhvillimin e aftësisë së të menduarit kritik dhe vendimmarrjes strategjike, të cilat do t’u shërbejnë në udhëheqjen e bizneseve në të ardhmen.


Mjeshtri i Shahut, Albert Zenuni u shpreh entuziast për lansimin e shkollës së shahut, duke falënderuar Odën Amerikane për iniciativën, si dhe duke shprehur besimin e tij që kjo iniciativë do të përhapet anembanë vendit, e sidomos nëpër shkollat fillore.

Oda Amerikane priti sot fëmijët të cilët filluan udhëtimin e tyre të ri në shkollën e shahut “Woodrow Wilson”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori