Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa tha se që nga marrja e drejtimit të Qeverisë janë ballafaquar me pengesa nga opozita dhe me një opinion të cilit i është imponuar kryesisht çështja e demarkacionit dhe asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Ndërkaq, ne, edhe përkundër kësaj kemi arritur që agjendën ekonomike të Qeverisë ta vendosim në rend të parë. Kemi arrit po ashtu një agjendë të qëndrueshme, që të krijojmë kushte normale për punë të bizneseve dhe që të krijojmë një zhvillim ekonomik me të cilin ne mund të mburremi, por i cili nuk është ai që ne e synojmë dhe që e kemi prit sepse dëshirojmë që të jetë edhe më i madh”, tha Mustafa.
Kryeministri më tutje theksoi se kjo flet që në Kosovë ka biznese të shëndosha, ka asociacione të shëndosha të bizneseve dhe të suksesshme, se po ndërtohen politika të shëndosha ekonomike, një sistem bankar shumë i shëndoshë dhe i qëndrueshëm dhe ka vetëbesim për zhvillim ekonomik.
“Po ashtu, kemi besim edhe në investitorët e jashtëm dhe në partnerët e jashtëm, të cilët edhe përkundër situatës që e kemi pas në Kosovë kanë investuar edhe gjatë vitit të kaluar dhe po vazhdojnë të investojnë edhe këtë vit”, tha kryeministri.
Duke iu referuar të dhënave të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, por edhe të atyre që mbështeten nga Banka Qendrore, edhe nga institucionet monetare ndërkombëtare, kryeministri Mustafa tha se pritet një rritje ekonomike për vitin e kaluar prej rreth 4 për qind, që është më e larta në regjion.
“Mund të them se është arrit edhe përkundër dhunës, gurëve, gazit lotsjellës, molotovit, me të cilat ne jemi ballafaquar në mënyrë shumë të ashpër gjatë vitit të kaluar. Prandaj, mund të them se kjo Qeveri ka kaluar sfidat dhe është treguar e suksesshme në implementimin e agjendës ekonomike, por jo vet, por së bashku me ju”, tha ai.
Kryeministri Mustafa tha se vitin e kaluar Kosova ka arritur të absorbojë rreth 324 milionë euro investime të huaja direkte që është një rritje dy herë më e madhe se sa një vit më parë dhe po ashtu, ka rritje të kompanive me pronarë investitorë të jashtëm.
Ai, po ashtu, përmendi aktivitetet që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në përmirësimin e ambientit të biznesit.
“Ajo që na gëzon është se këto ditë është pranuar edhe nga Banka Botërore, se kemi treguar progres esencial te indikatorët e qeverisjes rregullatore, të matur sipas kësaj banke, se vlerësimet janë që ne nga nota 2.6 që e kemi pas një vit më parë tani kemi arrit në 4.6, derisa nota maksimale është 6, që do të thotë se ne kemi kaluar 30 vende gjatë një viti, dhe prej 187 vendeve, Kosova është ngritur nga vendi 73 në vendin e 43, që është një ngritje substanciale”, tha kryeministri, duke përmendur edhe vlerësimet pozitive të bizneseve kosovare në këtë drejtim.
Më tutje, kryeministri Mustafa përmendi interesimin për rritjen e bashkëpunimin me bizneset, për përpjekjet për ta aprovuar Ligjin për Investime Strategjike, për rregullimin e mëtejmë të politikave ekonomike që t’iu ndihmohet bizneseve që ato të kyçen në tregun e BE-së, në hapësirën që siguron Marrëveshja për Stabilizim Asociim dhe që ambienti për biznes të bëhet edhe më i përshtatshëm dhe optimizmi i bizneseve për suksese të jetë më i mirë sa i përket pjesëmarrjes në tregun regjional, në tregun evropian por edhe në tregun botëror.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se nga rifunksionalizimi i këtij këshilli i cili kryesohet nga vet kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, institucionet pjesëmarrëse së bashku me komunitetin e biznesit kanë qenë mjaft aktiv, në punën e tyre të përbashkët sa i përket adresimit të barrierave të biznesit në mënyrë që ne të reformojmë ambientin e biznesit dhe të çojmë agjendën ekonomike përpara e cila është pjesë e programit qeverisës 2015-2018.
“Ne kemi bërë eliminimin e shumë barrierave, forcimin e ndërmarrjeve në Kosovë, kthimin e besimit të bizneseve në institucione, kemi pasur një ngritje substanciale të investimeve të huaja, dhe gjithashtu një rritje të numrit të kompanive me pronarë të huaj. Në vazhdën e këtyre përpjekjeve të shumta, me kënaqësi mund të themi se ne sot mund të flasim për një sërë ndryshimesh dhe zhvillimesh mjaft të rëndësishme pozitive, të cilat janë arritur në fushën ekonomike me aktivitetin e shtuar të bizneseve dhe me rritje të investimeve në përgjithësi”, tha ministrja Bajrami./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje