Krerëve më të lartë të shtetit, katër ditë më parë, u ka shkuar një letër përplot të dhëna për dallavere në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Gazeta Fjala posedon dokumentin e nënshkruar nga 32 zyrtarë të MPJ-së që kanë ngritur zërin për keqpërdorime nga më të ndryshmet që lidhen me stafin diplomatik të Kosovës, të cilat nuk i ka marrë parasysh askush në këtë institucion.
Punësimet e zyrtarëve pa konkurs, transferet e paligjshme nëpër Ministri, trajnimet favorizuese jashtë shtetit e dërgimi i zyrtarëve në misione diplomatike pa njohuri elementare të gjuhës angleze, janë vetëm disa nga shkeljet që bëhen në Ministrinë tashmë të drejtuar nga Enver Hoxhaj, pasardhës i Hashim Thaçit, i cili tani ushtron postin e Presidentit të vendit.
Në dokumentin e datës 15.07.2016, thuhet se punësimet e zyrtarëve në këtë ministri bëhen me lidhje familjare, rajonale e dhe politike. Madje asgjë, nuk i pengon nënpunësit civilë t’u bashkohen ambasadorëve në takime jashtë vendit, të përzgjedhur pa konkurs. Të tillë janë përplot zyrtarë në të gjitha misionet diplomatike jashtë vendit.
Kjo praktikë vazhdon që nga viti 2009 kur thuhet se kanë konkurruar me qindra veta e janë përzgjedhur vetëm 53. Ndërkaq, konkursi i vitit 2011, duket se kurrë nuk ka përfunduar, duke keqpërdorur të njëjtën për punësime të individëve në MPJ, me arsyetimin se kanë qenë kandidatë në konkursin në fjalë.
Në këtë Ministri mjafton të kesh lidhje të ngushta familjare që të sigurosh një vend pune, ani pse të mungon përvoja profesionale. Madje, kualifikimi, trajnimet e përvoja në punë duken si të pavlera, shkruan Gazeta Fjala.
Ankesa e punëtorëve të MPJ-së adresohet edhe ndaj zëvendësministrit Petrit Selimi, sipas të cilëve po i mbron zyrtarët të cilët pa të drejtë gradohen ndërsa ata që e meritojnë ndëshkohen.
Dhjetë zyrtarë thuhet se janë graduar pa konkurs, për shkak të lidhjeve të tyre me politikën, madje të atillë që për disa herë radhazi janë graduar edhe pse ka zyrtarë që për shtatë ose tetë vite.
E, këshilltarët politikë, sipas tyre janë ata që gëzojnë të drejtat dhe privilegjet më së shumti kur janë në pyetje misionet diplomatike, të drejtat në udhëtime jashtë vendit, duke diskriminuar kështu zyrtarët me përvojë brenda këtij institucioni. Madje, thuhet se dërgimi i tyre në misione jashtë vendit bëhet menjëherë pas përfundimit të mandatit si këshilltar politik.
Në dokument si shqetësim tjetër përmendet se transferimi i të punësuarve nga njëra pozitë në tjetrën, bëhet pa më të voglin problem edhe pse një gjë e tillë është në kundërshtim me ligjin.
Keqpërdorime të tilla bëhen edhe me individët pa përvojë, të cilët caktohen si ekspert në fusha për t’i shndërruar zyrtarët me marëdhënie të rregullt pune.
Tani, të pakënaqurit e këtij institucioni, presin që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e kryeministri Isa Mustafa të marrin masa për të ndalur keqpërdorimet në MPJ. /GazetaFjala/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zvogëlohet numri i karabinierëve tek Ura e Ibrit, trajnimi mund të vazhdojë edhe sot
Aksidenti me fatalitet në Komoran, arrestohet shoferi i njërës nga veturat e përfshira
Shqipëria në “luftë” me flakët, shuhen 31 vatra zjarri në 24 orë, situatë problematike në qarkun Lezhë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh