Ashtu siç ishte parashikuar, takimi trepalësh Rama-Meta-Basha nisi sot në Kryesisë së Kuvendit rreth orës 16:00 për të gjetur një zgjidhje për reformën në drejtësi, por pa 2 ambasadorët, amerikanin Donald Lu e të BE-së Romana Vlahutin.
I pari që ka ardhur në institucionin që ai drejton ka qenë kryepalamentari Ilir Meta, ndërsa fill pas tij ka ardhur i vetëm kryeministri Edi Rama e dy minuta më vonë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, raporton BalkanWeb.
Mësohet se Meta ishte i shoqëruar nga kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe ministri i Drejtësië, Ylli Manjani. Ndërsa kreu i opozitës shoqërohej nga Oerd Bylykbashi, ndërsa Rama me Fatmir Xhafajn.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa i pari që doli nga mbledhja ishte kreu i komisionit te posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj.
Ambasadorët kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, që nuk e përmend propozimin hibrid, kusht i Lu dhe Vlahutin për të marrë pjesë në takim.
Nga ana tjetër burime nga PD thonë se nuk ka tërheqje pas deklaratës së ambasadorëve. Sakaq, burime nga PS pohuan se u prish formati i takimit 5 palësh.
“Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik. Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve”, thuhet në njoftimin e ambasadave.
Një ditë më parë kryeparlamentari Meta ftoi zyrtarisht në një takim në kryesinë e Kuvendit për të gjetur konsensus për reformën, Ramën, Bashën dhe dy ambasadorët. E duke qenë republikë parlamentare, nuk mund të mungojë kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë qenë të parët që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës e më pas kryeministri Edi Rama, por kushti i tyre ka qenë që në tryezën e debatit të jetë vetëm propozimi hibrid i Nuland dhe jo propozimi i PD.
Ndërsa sot edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj pozitivisht ftesës, duke thënë se takimi duhet të fokusohet tek opinioni i Venecias.
“Partia Demokratike dhe unë e kemi konsideruar dhe e konsiderojmë krijimin e një qeverie teknike si një domosdoshmëri për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe për stopimin e krizës së gjithanshme të vendit. PD është e gatshme të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për vetingun, të negociojë zgjidhje që mundësojnë plotësisht rolin më aktiv të ndërkombëtareve në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit te Venecias”, deklaroi Basha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj