LAJMI I FUNDIT:

Hasipi: Shërbimet e jashtme e organizuan grusht shtetin në Turqi

Hasipi: Shërbimet e jashtme e organizuan grusht shtetin në Turqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Turqisë në Maqedoni Kenan Hasipi ka komentuar ngjarjet e fundit në Turqi duke e vlerësuar këtë akt si tentim të shërbimeve të jashtme për të shkatërruar Turqinë. Këto komente Hasipi i bëri në mbledhinë mbështetëse të turqëve në Shkup para ambasadës së Turqisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Shtetet që duan ta dobësojnë Turqinë e kanë organizuar këtë grusht shteti ku gjetën njerëz të pa përgjegjshëm dhe i përdorën si vegla. Interesante është se kjo katrahurë do të ndikojë tek marrëdhëniet ekonomike me Maqedoninë por do të ringjallet ekonomia dhe shkëmbimi mes dy shteteve mike.” thotë në mes tjerash Kenan Hasip, kryetari i Partisë Demokratike të Turqisë në Maqedoni./Telegrafi/