LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh kur 60 sekonda i bëni MASAZH PIKËS MIDIS VETULLAVE: Metoda çudibërëse kineze!

Çfarë ndodh kur 60 sekonda i bëni MASAZH PIKËS MIDIS VETULLAVE: Metoda çudibërëse kineze!

Sipas mjekësisë kineze masazhi i pikës midis vetullave mund të ndikojë shumë mirë në shëndetin tonë, në gjendjen e mirë shpirtërore dhe në aftësinë punuese.

Në të vërtetë, me masazhin e kësaj zone përmirësohet përqendrimi, ulet tendosja, largohet dhembja e kokës dhe relaksohen sytë, posaçërisht pasi që të keni qëndruar gjatë para kompjuterit.

Praktikuesit e mjekësisë kineze gjithashtu janë të bindur që masazhi i pikës midis vetullave forcon intuitën, transmeton Telegrafi.


Si t’i bëni masazh pikës midis vetullave?

Shtypeni lehtë gishtin tregues midis vetullave dhe lëvizeni gishtin në linjë vertikale përafërsisht 3 centimetra gjatësi.

Bëni kështu 45 deri 60 sekonda dhe do të filloni t’i ndieni rezultatet e masazhit, përkatësisht ndrydhjes së kësaj pike “magjike”.

Accupressure_to_relieve_headahces

Pika quhet Yintang dhe gjendet në pozitën të cilën shumë kultura e quajnë syri i tretë.

Pika, shumë herë është treguar efikase për qetësimin dhe vënien në gjumë të bebeve.

Në atë rast i bëhet masazh me gishtin tregues në drejtimin e lëvizjes së akrepave të orës.

Ekspertët sqarojnë që ky veprim ndikon sepse në atë mënyrë aktivizon pjesën e trurit e cila ndihmon në uljen e tendosjes nervore.

Vlen të theksohet edhe që ndikon kënaqshëm në dukjen e lëkurës, posaçërisht përreth syve dhe gojës dhe nxit rigjenerimin e lëkurës.

Pra, herën tjetër kur ju dhemb koka apo ndieni lodhje të syve pas punës së gjatë, e dini se çfarë duhet të bëni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori