LAJMI I FUNDIT:

Miratohet buxheti i rishikuar

Miratohet buxheti i rishikuar

Në Kuvendin e Kosovës pas një debati të gjatë u miratua Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin.

Deputetët miratuan edhe Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal.

Për këtë projektligj pro votuan 65 deputetë, 2 ishin kundër e një abstenoi.


Gjatë seancës së sotme, pas votimit për shmangie të rregullores, u miratua edhe marrëveshja për efiçiencë të energjisë mes Bankës Gjermane KfW dhe Qeverisë së Kosovës.

Aktualisht në Kuvend po shqyrtohet Raporti Vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për Vitin 2015. /Telegrafi/