LAJMI I FUNDIT:

Petit: Pogba është mbivlerësuar

Petit: Pogba është mbivlerësuar

Nëse Paul Pogba do të ndërrojë mjedis këtë verë, ai do të thyej çdo rekord te transferimeve.

Djajtë Kuq po mendojnë t’i ofrojnë Juventusit 100 milionë euro plus 23 milionë të tjera në formë bonusesh për kartonin e mesfushorit.


Por a është kjo vlera e reale e 23-vjeçarit?

Pas anglezëve Gary Lineker, Roby Fowler dhe Harry Redknap, listës i është shtuar edhe një francez si Emmanuel Petit.

“Me 100 milionë euro unë do të blija Luis Suarezin. Pogba është një talent i madh, por nuk më pëlqen aspak situata që është krijuar përreth tij. Flasin për të sikur të ishte një fenomen absolut, por nuk është kështu dhe këtë e tregoi në Ligën e Kampionëve”, deklaron Emmanuel Petit.

Lexo po ashtu: Futbollistët fitues dhe humbës më të mëdhenj në rrjete sociale të Euro 2016 (Foto)

“Nëse Reali i Madridit do ta dëshironte do t’i kishte vendosur në pjatë Juventusit shumë para, por ata nuk duan të rivalizojnë me Manchester United për mesfushorin dhe për mendimin tim kanë bërë zgjedhjen e duhur”, shton në përfundim ish mesfushori i kombëtares franceze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori