LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Ramadanit nga polici në Gjilan mund të mbetet e mjegullt (Video)

Vrasja e Ramadanit nga polici në Gjilan mund të mbetet e mjegullt (Video)

Ngjarja e para dy ditëve në Gjilan mund të mbetet në mjegull për familjarët e Besim Ramadanit, i cili mbeti i vrarë nga një polic i Kosovës.

Pyetje për rrethanat në të cilat ka vepruar polici ka ngritur edhe Kohavisioni, dhe se a ka policia mjete të tjera për të neutralizuar agresorin dhe a ishte polici i ri i trajnuar për situata të tilla?

Në përgjigjet e policisë thuhet se të gjithë zyrtarët policorë të Kosovës janë të trajnuar konform procedurave ligjore dhe standardeve më të larta, për pajisje, posedim dhe përdorim të armëve të zjarrit, raporton KTV.

Inspektorati Policor i Kosovës nuk ka dhënë detaje të hollësishme për policin Arbnor Rashiti, i cili qëlloi mbi Besim Ramadanin, përveç se janë duke u marrë në konsideratë të gjitha veprimet hetimore që autorizohen prej prokurorit të rastit.


E, prokurori i rastit, Shaban Spahiu, ka thënë se për momentin hetuesit janë duke i grumbulluar të dhënat dhe nuk është dhënë asnjë urdhër ndalese për policin në fjalë.

Merret vesh se polici Arbnor Reshiti nuk është duke shkuar në punë dhe është nën përkujdesje të shërbimeve policore.

I ndjeri Besim Ramadani me sëmundje mentale, kishte sulmuar 2 herë me thikë një vajzë 11-vjeçare.

Pasi policia kishte arritur në vendin e ngjarjes ai kishte sulmuar edhe njërin nga policët, derisa u hap zjarr ndaj tij dhe mbeti i vrarë nga dy plumba.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori