LAJMI I FUNDIT:

Këto pritet të jenë formacionet e finalistëve të Euro 2016 (Foto)

Këto pritet të jenë formacionet e finalistëve të Euro 2016 (Foto)

Nesër mbrëma në ora 21:00 do të luhet ndeshja finale e Kampionatit Evropian.

Finalja e madhe e Euro 2016, do të vë përball dy kombëtare shumë të forta, të cilat edhe pse në ndonjë ndeshje nuk treguan lojë të mirë, në fund e arritën qëllimin, duke u kualifikuar deri në finale.

Kombëtarja franceze e kaloi grupin A si lider, teksa më pas eliminoi Irlandën në 1\8-tën, Islandën në çerekfinale me rezultat të thellë dhe Gjermaninë në gjysmëfinale me rezultat 2:0.


Ndërsa, Portugalia nuk ishte aq bindëse në asnjë ndeshje, si në grup ashtu edhe në eliminim direkt, megjithatë fati ishte në anën e tyre, duke fituar disa ndeshje në vazhdime e disa të tjera me penallti.

Megjithatë, të dy kombëtaren kanë në radhët e veta futbollistë shumë cilësor që munden vet ta vendosin ndeshjen, sikurse janë Antoine Griezmann, që do ta udhëheq Francën dhe Cristiano Ronaldo, si lider i Portugalisë.

Këto janë formacionet e mundshme të finales:

Formacioni i Francës:

franca

Formacioni i Portugalisë:

portugalia