LAJMI I FUNDIT:

Askujt s’i kishte shkuar mendja, por shumë e shijshme: Pica në skarë

Askujt s’i kishte shkuar mendja, por shumë e shijshme: Pica në skarë

A keni menduar ndonjëherë që picën mund ta piqni në skarë?


Përbërësit e nevojshëm: Skara, brumi për pica sipas shijes suaj, vaj ulliri, salcë domateje, djathë mocarela dhe përbërësit për picë sipas dëshirës suaj, transmeton Telegrafi.

Përgatitja: Bëjeni gati skarën ashtu siç e bëni zakonisht. Pastaj përgatitni të gjithë përbërësit që t’ju jenë afër duarve. Paraprakisht brumin e përgatitur dhe të shtrirë lyeni me vaj ulliri dhe kur skara të arrijë temperaturën maksimale, duke përdorur dorezat dhe mashat, qiteni brumin në skarë. Lëreni të piqet 2-3 minuta dhe menjëherë kthejeni në anën tjetër.

Sapo ta ktheni brumin në anën tjetër, duhet shpejt në të të vendosni të gjithë përbërësit që i keni përgatitur – duke i përfshirë edhe salcën dhe djathin. Për këto veprime i keni përafërsisht 60 sekonda, sepse brumi piqet me shpejtësi të madhe, prandaj është me rëndësi që para pjekjes t’i keni që të gjitha gati. Pasi që në brumë t’i vendosni të gjithë përbërësit, lëreni picën të piqet edhe 2 minuta. Kur të vëreni që djathi fillon të pëlcasë, ndërkaq korja të marrë ngjyrën e artë në të gështenjtë, pica juaj është e gatshme për t’u ngrënë!

Vërejtje: Skara është shumë e nxehtë. Gjithmonë përdorni dorezat për pjekje dhe të gjitha veglat e tjera të cilat do t’ju ndihmojnë me rastin e rrotullimit të picës. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Krem shtëpiak nga lajthitë: Pa kurrfarë aditivësh, duhet ta ketë çdokush në shtëpi!

Krem shtëpiak nga lajthitë: Pa kurrfarë aditivësh, duhet ta ketë çdokush në shtëpi!

Ëmbëlsirë
Byrek më i lëngshëm dhe më i butë: Truk që e përdorin furrtarët

Byrek më i lëngshëm dhe më i butë: Truk që e përdorin furrtarët

Oreksndjellëse
Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

Në çdo kohë
Të gjithë bëjmë gabime kur përgatisim kafe turke dhe ia prishim shijen, por mjafton të aplikoni një truk të thjeshtë

Të gjithë bëjmë gabime kur përgatisim kafe turke dhe ia prishim shijen, por mjafton të aplikoni një truk të thjeshtë

Kuzhina
Vezë në sy: Pasi ta shihni këtë truk, nuk do ta skuqni kurrë si më parë

Vezë në sy: Pasi ta shihni këtë truk, nuk do ta skuqni kurrë si më parë

Kuzhina e huaj
Që mishi dhe peshku të mos ju ngjiten në skarë, këtë truk duhet patjetër ta dini

Që mishi dhe peshku të mos ju ngjiten në skarë, këtë truk duhet patjetër ta dini

Nga duart tua
Kalo në kategori