LAJMI I FUNDIT:

Takim i ri në Përzhino sot pasdite

Takim i ri në Përzhino sot pasdite

Grupet e punës të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, sot pasdite do t’i vazhdojnë bisedimet në rezidencën e Bashkimit Evropian në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dje ndërmjetësuesi gjerman Johannes Haindl në një intervistë tha se zgjedhjet duhet të ketë para vitit 2018, por më parë duhet të përmbushen kushtet për mirëmbajtjen e tyre.

Këto bisedime rifillojnë pas përfundimit të takimeve të partive politike me të dërguarin e posaçëm gjerman, Johannes Haindl.


Tema e djeshme e bisedimeve ishte reforma në media. Nuk dihet për sot se cila do të jetë tema e diskutimit. /Telegrafi/