LAJMI I FUNDIT:

Obama dhe Putini diskutojnë për koordinimin e operacioneve në Siri

Obama dhe Putini diskutojnë për koordinimin e operacioneve në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë rënë dakord të rrisin koordinimin në operacionet e vazhdueshme ushtarake në Siri.

Kremlini tha se dy presidentët kanë biseduar në telefon dhe se Putin, i cili ka iniciuar thirrjen, i ka kërkuar Obamës të ndihmojë në ndarjen e rebelëve të moderuar të opozitës në Siri nga grupet ekstremiste si Fronti Al Nusra.


Shtëpia e Bardhë tha se Obama ka kërkuar nga Rusia që t’i bëjë presion regjimit sirian për të ndaluar ofensivat.

Biseda është zhvilluar pasi ushtria siriane ka shpallur armëpushim të njëanshëm 72-orësh, i cili duhet të zgjasë deri mesnatën e 8 korrikut.

Disa grupe rebele kanë thënë se do të respektojnë armëpushimin gjatë Festës së Bajramit.

Obama po ashtu i ka kërkuar Putinit të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund eskalimit të luftës në Ukrainën lindore.

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Evropa
Kalo në kategori