LAJMI I FUNDIT:

Portugalia me një statistikë interesante prek finalen e Euro 2016

Portugalia me një statistikë interesante prek finalen e Euro 2016

Portugalia ka kaluar në finale të evropianit të futbollit.

Portugezët fituan kundër Uellsit me rezultat 2:0 dhe ky ishte triumfi i parë në Euro 2016 brenda 90 minutave.

Portugezët në tri takimet e para të grupeve kanë barazuar në po aq ndeshje dhe si ekipi fundit i tretë më i mirë ka kaluar fazën e grupeve, transmeton Telegrafi.


Fitore kanë shënuar në 1/8 e finales kundër Kroacisë duke shënuar golin e vetëm në minutën e 117 –të takimit.

Portugezët në finalen e Saint Denis do të presin fituesin mes Francës dhe Gjermanisë, i cili takim do të zhvillohet nesër me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/