Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se Samiti i Parisit ishte një lajm shumë i mirë për Kosovën, pasi që në të u rikonfirmua perspektiva e qartë evropiane e Kosovës dhe u mbështetën projekte konkrete për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe vendeve në rajon.
Mustafa thotë se deputetët e Kuvendit duhet të adresojnë çështjen e demarkacionit dhe të vazhdohet lufta kundër korrupsionit, në mënyrë që në shtator Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian të japin dritën e gjelbër për nisjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në BE.
Duke iu referuar debateve të nxitura pas referendumit të Britanisë për dalje nga BE, kryeministri tha se në Samit liderët e vendeve dhe drejtuesit e mekanizmave të BE-së kanë konfirmuar se Bashkimi Evropian është i hapur për pranimin e Kosovës dhe shteteve tjera në rajon, pas përmbushje së kritereve.
“Vetë pjesëmarrja në Samit e presidentit Hollande, kancelares Merkel, kancelarit austriak, përfaqësueses së lartë të BE-së Mogherini dëshmon rëndësinë që BE-ja dhe vendet kryesore të saj po u kushtojnë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata shprehën përkrahjen e tyre për integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik dhe theksuan mbështetje për projektet tona konkrete infrastrukturore, në energji, e fusha tjera të zhvillimit ekonomik”, ka thënë Mustafa për Koha.net.
Lidhur me faktin se në këtë samit u dha përkrahje kryesisht për tre projekte që lidhen me Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë, kryeministri tha se kjo ka të bëjë me rëndësinë që këto projekte kanë për tërë qytetarët e rajonit.
“Unë kërkova përkrahje për ndërtimin e Linjës 10 të hekurudhës që lidh Shkupin, Prishtinën dhe Beogradin, për të cilën tashmë kemi zhvilluar procedurat e negociimit me Komisionin Evropian, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe me Bankën Evropiane për Investime. Po ashtu, për kompletimin e Autostradës 7, që lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe me Nishin në Serbi, e cila lidh Detin Adriatik nga Durrësi përmes Kosovës me korridorin 10 të Rrjetit Evropian. Shpreha po ashtu interesin tonë që në sektorin e energjisë, të ndërtojmë kapacitete të reja gjeneruese, të riaftësojmë kapacitetet ekzistuese dhe të ndërtojmë linjat e interkoneksionit me vendet tjera të rajonit”, ka shtuar më tej Mustafa.
I pyetur për proceset brenda Kosovës, demarkacionin dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në raport me liberalizimin e vizave, kryeministri Mustafa tha se institucionet e Kosovës duhet të adresojnë këto çështje.
“Përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend, në përputhje me punën e komisionit shtetëror, qëndrimin e qartë të Departamentit të Shtetit, dokumentet gjermane dhe vlerësimet e komisioneve të ekspertëve ndërkombëtarë duhet të adresojnë çështjen e demarkacionit. Institucionet tona, po ashtu, do të vazhdojnë luftën e pa-kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që në një të ardhme të afërt Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian të marrin vendim dhe qytetarët e Kosovës të fillojnë të lëvizin pa viza në vendet e BE-së. Ne kemi përkrahje për këtë hap dhe kjo do të ketë impakte të rëndësishme për vendin tonë”.
Kryeministri ka folur edhe për marrëveshjen e lidhur dje në Paris, sipas së cilës shteti francez do të ofrojë një kredi prej 66 milionë eurosh, me kamatë të volitshme, për trajtimin e ujërave të zeza, projekt që, siç tha Mustafa, do të zgjidh këtë problem për qytetarët në komunat e rajonit të Prishtinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës