LAJMI I FUNDIT:

Kadri Veseli shtroi darkë për Bajram: Përçojeni mesazhin e dashurisë për njëri-tjetrit, sidomos për Kosovën

Kadri Veseli shtroi darkë për Bajram: Përçojeni mesazhin e dashurisë për njëri-tjetrit, sidomos për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, për nder të festës së Fitër Bajramit, ka shtruar darkë në të cilën morën pjesë drejtues të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të bashkësive të tjera fetare në Kosovë; përfaqësues të institucioneve shtetërore – qendrore dhe lokale; të shoqatave të dala nga lufta; familjarë të dëshmorëve dhe të ftuar të tjerë.

Duke i uruar të pranishmit për festën e Bajramit të madh, ai tha se qëllimi i kësaj darke modeste është përcjellja e mesazhit se Kosova është vend i tolerancës, brenda të cilës bashkëjetojnë në mënyrën më të mirë të gjitha besimet fetare.

veseli darka


“Kjo është Kosova jonë, e cila respekton të gjitha besimet fetare. Populli i Kosovës është krenarë për besimet e tij, duke i respektuar dhe kultivuar ato”, theksoi kryetari i Kuvendit.

Veseli kërkoi nga klerikët e të gjitha besimeve fetare që të vazhdojnë të përçojnë mesazhin e besimit te Zoti, mesazhin e respektit e të dashurisë ndaj njëri-tjetrit, në veçanti ndaj vendit tonë.

“Ne jemi krenarë se asnjëherë nuk kemi lejuar që feja të keqpërdoret për qëllime johumane. Adhurimi për Zotin dhe respekti për njeriun janë të pandashëm. Ne si popull asnjëherë nuk e kemi ndarë fenë nga përkushtimi atdhetar. Sot, kur ne jemi të lirë, kemi obligim që për hir të të gjithë atyre që dhanë jetën dhe sakrifikuan për këtë ditë dhe për hir të gjeneratave pas nesh, të jemi të bashkuar në ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit tonë”, theksoi kryetari Veseli.

Ai më tej theksoi se qytetarët e vendit tonë kanë nevojë të kenë një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme, në mënyrë që fëmijët e tyre të kenë perspektivë edhe më të mirë në Kosovën e tyre të dashur.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori