LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sampdoria zyrtarizon zëvendësuesin e Montellas (Foto)

Zyrtare: Sampdoria zyrtarizon zëvendësuesin e Montellas (Foto)

Sampdoria kanë nënshkruar zyrtarisht me Marco Giampaolo si trajnerin e tyre të ri, pas një drame të komplikuar të tregut.

48-vjeçari ishte afër për të marrë stolin e Milanit, por puna shkoi për Vincenzo Montella, ish-trajnerin e Sampdorias.


Por, tani pozita e Montellas do të plotësohet nga ish-trajneri i Empolit, siç konfirmohet edhe nga klubi nga Gjenova në një deklaratë zyrtare.

giampaolo

“UC Sampdoria komunikon se kemi caktuar Marco Giampaolo si trajnerin përgjegjës për skuadrën e parë”, thuhet në deklaratën e klubit nga Gjenova.

“Trajneri ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare dhe do të prezantohet për mediet në orën 13:00, të mërkurën më 6 korrik, në sallën e shtypit të qendrës sportive Gloriano Mugnaini”, përfundon deklarata e Sampdorias. /Telegrafi/