Si të përmirësojmë metabolizmin

Pas të tridhjetave, ne femrave na pëlqen të flasim për metabolizmin. E fajësojmë atë për gjithçka ndodh me trupin tonë dhe e quajmë si shkaktarin kryesor për gjithçka. Nëse kilogramët e tepërt nuk ikin, me siguri është faji i metabolizmit, pasi edhe pse hamë shumë pak, prapëseprapë nuk dobësohemi. Me pak fjalë… varet gjithçka nga metabolizmi…
Çfarë është metabolizmi?
Meqë arsyeja kryesore e shëndetit tonë të tepërt është metabolizmi, atëherë të paktën le të kuptojmë se çfarë është. Metabolizmi është një fjalë që vjen nga greqishtja dhe që do të thotë ndryshim. Pra, metabolizmi është gërshetimi i reaksioneve kimike dhe atyre fizike që ndodhin në organizmin tonë, ose thënë më qartë, metabolizmi i shndërron kaloritë që marrim nga ushqimi në energji.
Është metabolizmi ai që na bën të djegim sa më shumë kalori. Por, a mund ta stimulojmë metabolizmin që të përshpejtojë aktivitetin e tij? Po, ka disa mënyra për ta përshpejtuar metabolizmin e trupit tonë.
Si stimulohet procesi i metabolizmit?
Metabolizmi bazal është procesi që djeg kaloritë që marrim edhe nëse nuk kryejmë asnjë aktivitet fizik. Ky proces mund të stimulohet duke ndjekur regjimin e duhur ushqimor dhe jo vetëm.
Lexoni këshillat e mëposhtme, pasi janë shumë të thjeshta dhe nuk janë të mundimshme për t’u ndjekur.
1. Bëni gjumë të qetë
Është shumë e rëndësishme të bëjmë gjumë të qetë dhe të flemë aq sa i duhet organizmit tonë. Rreth 8 orë gjumë janë shumë të rëndësishme që organizmi të funksionojë si duhet, shkruan revista Psikologji. Edhe cilësia e gjumit është e rëndësishme, ndaj është mirë të flemë larg zhurmave, ambienteve magnetike pa radio me alarm dhe pa celularë pranë.
2. Hani ushqimet e duhura
Gjithashtu edhe mënyra se si ushqehemi ka rëndësinë e vet në rritjen e procesit të metabolizmit. Ka plot ushqime që e kryejnë më së miri këtë “detyrë”, siç mund të jetë speci i kuq, çaji i gjelbër dhe kafeina. Gjithashtu duhet t’i kushtojmë rëndësi edhe orareve në të cilat ushqehemi. Duhet të hamë pak dhe shpesh. Zgjidhni fruta, kos apo perime.
3. Kryeni aktivitet fizik
Nuk duhet të lëmë pas dore as aktivitetin fizik. Nuk është shumë e rëndësishme edhe nëse nuk shkojmë me patjetër në palestër. Mjafton të bëjmë shëtitje rreth 4 kilometra në ditë, apo të zgjedhim të ecim në këmbë dhe jo me makinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker