LAJMI I FUNDIT:

Ibra thyen rekord te Unitedi që në start

Ibra thyen rekord te Unitedi që në start

Nga Manchester Unitedi kanë bërë të ditur se Zlatan Ibrahimovici “i ka thyer rekordet e fuqisë” gjatë testeve mjekësore në Old Trafford.

Pas skadimit të kontratës me Paris Saint-Germainin, 34-vjeçari vendosi që ta vazhdonte karrierën në Ligën Premier.

“Që tani po e bën historinë. Mund të konfirmojmë se Zlatan theu rekordet e fuqisë së Manchester Unitedit gjatë testiteve të tij mjekësore. Koha e Zlatanit”, shkruan në faqen e klubit në Twitter.


Ibra ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Djajtë e Kuq, ndërsa do të përpiqet ta fitojë titullin e Anglisë ashtu si ka bërë edhe në kampionatet tjera ku ka luajtur. /Telegrafi/